Imagjinoni ndjesinë e të fjeturit në një fole, sa bukur sikur kjo fole të ishte dhe gjigante. Epo edhe kjo mund të arrihet tashmë. Vizitorët e hotelit Nay Palad që ndodhet në Laikipia të Kenisë, duket të bëjnë kujdes se mos po ju vjen pranë ndonjë shqiponjë, duke menduar se ka gjetur çerdhen e saj.

Objekti i vendosur në lartësi, është i mbështjellë me xhama dhe ofron pamje prej 360 shkallëve të tërë hapësirës dhe peizazheve që e rrethojnë. Të veçantë e bënë vendosja e degëve anash tarracës, duke bërë që të ngjasojë me një fole shpezësh.

[gallery]24221[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com