Të gjithë politikanët e
Kosovës kundër Lubonjës

KOSOVE - Drejtuesit e AAK-së, por edhe partive tjera, kanë reaguar ndaj deklaratave të Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Në rrjetet sociale kanë reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët e Kryesisë Ernest Luma e Avni Arifi dhe shumë prej drejtuesve lokalë të kësaj partie. Në Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDK-së dhe Ministër aktual i Kulturës.

"A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtarëve të Kosovës? Skizofreninë tënde s'mund t'ia mveshësh kombit tënd!", shkruan Krasniqi.

Nje reagim ka ardhur edhe nga Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. "Shokuese deklarata e Lubonjës! Pa fjalë!", ka shkruar ajo në Twitter.

Ernest Luma, ndërkaq, shfaqet shumë më i ashper; ai e fyen publicistin shqiptar duke e quajtur "nëna e viçit". Avni Arifi thotë se Lubonja gjithmonë ka mbajtur qëndrime antishqiptare. Kurse Burim Ramadani shtron habinë se si mund të akuzohet dikush si vrasës kur ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare. Vlen të thuhet se ende nuk ka një reagim zyrtar të AAK-së.

Marrë nga Gazeta Ekspres
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime