Të indinjuar për mosorganizimin e manifestimit  të thyerjes së kufirit

Të indinjuar për mosorganizimin e manifestimit  të thyerjes së kufirit
Ish ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 138, të cilët 13 vjet më parë ishin nën komandën e heroit Agim Ramadani, ndihen të indinjuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i presidentes, Atifete Jahjaga, për të mos organizuar manifestimin tradicional “Ditët e Shqipes”.

“Në emër të 2549 bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 Agim Ramadani, në emër të familjeve të 114 dëshmorëve dhe 380 invalidëve të luftës së Betejës së Koshares, ndihemi të indinjuar thellë ndaj vendimit të presidencës Jahjaga, e cila përkundër traditës prej kohësh të Presidencës për shënimin e manifestimit “Ditët e Shqipes”, ajo theu këtë traditë që në shënimin e trembëdhjetëvjetorit të përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës heroike të thyerjes së kufirit në Koshare, nuk gjeti vullnetin dhe moralin unifikues - kushtetues për ta vazhduar traditën për arsye të pakuptimta, ndër to edhe financiare”, thuhet në reagim.

Në një konferencë për medie, Shoqata e Veteranëve të Luftës të “Brigadës 138 Agim Ramadani”, konsiderojnë se Jahjaga me vendimin për të mos organizuar manifestimin për “Kosharen”, ka dëmtuar imazhin e saj si presidente dhe ka fyer rëndë ushtarët që lanë dhe gjymtyrë për të thyer kufirin Kosovë-Shqipëri.

/rg/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja