SHKODER- Qindra besimtarë të krishterë kanë marrë pjesë në festën e “Zojës së Shkodrës”. Festa ka nisur me lutje përmes “Figurës së Zojës së Shkodrës” nëpër disa rrugë kryesore të qytetit të Shkodrës.
Nisja është bërë nga Katedralja e Shen Shtjefnit duke vijuar më pas në rrugët e Gjuhadolit.
Historia e “Zojës së Shkodrës” nis që më 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin Fëmijë braktisi kishen rrëzë kalasë “Rozafa”, që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacano të Italisë.
Që prej asaj kohe e deri me sot lidhjet mes Shkodrës dhe Gjenacanos janë të afërta, ndërsa Këshilli i Katërt i peshkopëve shqiptarë, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com