Të mbijetosh 438 ditë në oqean 
Njihuni me "Cruzonë", ai ja doli!

Të mbijetosh 438 ditë në oqean <br />Njihuni me "Cruzonë", ai ja doli!
Kur anija kalonte afër ishujve Marshall, thellë në Oqeanin Paqësor, një polic dalloi diçka në det. Në nëntor të vitit 2012, Salvador Alvarenga shkoi për peshkimi në brigjet e Meksikës. Dy ditë më vonë, një stuhi goditi dhe ai bëri një SOS të dëshpëruar. Për 438 ditë kjo ishte gjëja e fundit që u dëgjua prej tij. Kjo  është historia e tij.

U pa e qartë se burri kishte qëndruar në det për një kohë të konsiderueshme. Flokët dhe mjekra i ishin rritur tej mase. Ai as mund të ecte. Refuzonte të kishte kontakt me sy me ndokënd dhe përpiqej të fshihte fytyrën e vet.

Ishte Salvador Alvarenga, një peshkatar 36-vjeçar nga El Salvador, që ishte larguar nga bregu i Meksikës me një barkë të vogël 14 muaj më parë.

Kjo është historia e pasqyruar nga “The Guardian” për personazhin që jetoi në det për 438 ditë. Ai u mor nga anija “Ebon Atoll”. Ishte vetëm 6700 milje larg vendit nga i cili u nis dhe kishte qëndruar për 438 ditë në det.

Në 18 nëntor 2012, një ditë pas një stuhie të madhe detare, Alvarenga përpiqej të injoronte atë që po ndodhte në det. Dikush tjetër mund të kalonte në panik, ndërkohë ai e afroi varkën me dallgët. Ai kishte pas qenë një kapiten veteran dhe e njihte strategjinë për detin.

Varka e tij ishte 25 këmbë e gjatë dhe virtualisht nuk mund të shihej në det. Kishte në të vetëm peshk që kishin kapur në ditët e peshkimit. Nëse do t’i kishte nxjerrë në treg, do të kishte para për të mbijetuar vetëm për një javë.

Në barkë kishte disa bidonë me karburant, 16 galonë uji, tre thika, një celular në një çantë plastike për ta mbajtur larg ujit, një GPS dhe një radiomarrëse që kishte vetëm gjysmën e baterisë.

Alvarenga kishte përgatitur varkën se bashku me Ray Perez që e merrte gjithmonë me vete. Por në momentin e fundit Perez nuk iu bashkua. Alvarenga vendosi të dalë në det duke e rregulluar të dilte me Cordoba një djalë 22-vjeçar që njihej në fshatin e tij si një yll mbrojtës për ekipin e futbollit. Alvarenga dhe Cordoba nuk kishin folur ndonjëherë më parë, jo më të kishin punuar së bashku. “The Guardian” shkruan se për historinë e tij u shkrua së pari në agjencinë franceze të lajmeve AFP, më 31 janar.

Pas dy muajsh në det, Alvarenga filloi të kapte zogjtë dhe turtujt që fluturonin për t’u ushqyer, ndërkohë që 22-vjeçari u kap nga paniku fizik e mendor. Cordoba u sëmur shpejt dhe filloi të refuzonte edhe ushqimin.

Dy burrat kishin bërë një pakt: Nëse Cordoba mbijetonte do të shkonte në El Savador dhe të vizitonte prindërit e Alvarengës. Nëse Alvarenga do të mbijetonte do të shkonte në Chiapas, Meksikë për të gjetur nënën e Cordobës, e cila ishte martuar me një prift evangjelist.

“Më kërkoi t’i thosha së ëmës se ishte shumë i mërzitur që nuk i tha mirupafshim dhe se duhet ta linte atë, ai ishte takuar me Zotin” tregon Alvarenga.
“Po vdes, po vdes, tashmë po iki”, i kishte thënë një mëngjes Cordoba.

“Mos mendo për të” ishte përgjigjur Alvarenga. “Jam i lodhur, dua ujë” mërmëriste Corboda. Mezi merrte frymë. Alvarenga kishte marrë shishen e ujit dhe ia kishte afruar te buzët, por ai nuk mund të pinte më. Alvarenga u kap nga paniku, bërtiti mbi fytyrën e Cordobës: mos më lër vetëm, duhet të luftosh për jetën. Çka do të bëj unë vetëm?” kujton peshkatari.

Pasi u gjet afër ishujve Marshall, ai pësoi shok total nga uji. Për më shumë se katër muaj nuk shihte njeri, nuk donte të shikonte detin. Ndërkohë që u diagnostikua me anoreksi. Mori edhe një avokat që të përballonte kërkesat e medias nga e gjithë bota, duke vendosur edhe shifra prej 1 milion dollarësh për historinë.

Por mbajti një premtim që i kishte bërë shokut të tij të detit, 22-vjeçar: Shkoi në shtëpinë e tij dhe u takua me të ëmën dhe me durim, për më shumë se dy orë, iu përgjigj çdo pyetjeje që bëri nëna e Cordobës.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit