Të moshuarit, ja simptomat
dhe shenjat si të dalloni diabetin

Të moshuarit, ja simptomat<br />dhe shenjat si të dalloni diabetin
Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë i hartuar nga mjekët dhe specialistët e Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka zbuluar simptomat dhe shenjat që kanë të moshuarit në vendin tonë, kur janë të prekur nga diabeti.

“Ndërsa popullata jeton më gjatë numri i personave me diabet do të vazhdojë të rritet në mënyrë sinjifikante. Përveç ndërlikimeve mikro dhe makrovaskulare nga Diabeti, personat e moshuar me diabet kanë edhe rrezikun për të patur efekte anësore si pasojë e polifarmacisë, paaftësive funksionale, disfunksionit kognitiv, dëmtimet nga rrëzimet, inkontinencës urinare dhe dhimbjeve persistente” , - thuhet në raportin “Protokollet klinike për praktikën e mjekësisë së familjes bazuar në udhërrfyesin për moshën e tretë”.

Personat e moshuar me diabet përbëjnë një popullatë heterogjene, e cila përfshin që nga personat të cilët jetojnë në mënyrë të pavarur në komunitet e deri tek personat që kërkojnë asistence mjekësore për të jetuar në kushtet e shtëpisë. Shumë studime janë kryer për të vlerësuar incidencën dhe prevalencën e diabetit tip 2 tek popullata geriartrike. Në disa studime është sugjeruar se afërsisht 20% e popullatës zhvillon diabet nga mosha 75 vjeç. Rreth gjysma e këtyre pacientëve nuk e dinë që kanë diabet.

Në fakt trajtimi ideal i personave të moshuar kërkon një ekip multidisiplinar, i cili duhet të përfshijë diabetologun, mjekun e familjes, infermieren e edukimit, dietologun si edhe personat përgjegjës për aktivitetin fizik dhe punonjësin social. Meqenësenë personat e moshuar mund të kemi ulje të dëgjimit, kërkohet që pas çdo vizite ti kërkohet pacientit të thotë me fjalët e veta se çfarë këshillash mori dhe çfarë duhet të bëj në çdo rast.

Patogjeneza e diabetit
Ka disa të dhëna që sugerojnë që diabeti tip 2 tek personat e moshuar ka një predispozitë të fortë gjenetike. Personat e moshuar me anamneze familjare për diabet kanë më tepër mundësi për të zhvilluar diabet në krahasim me moshatarët e tyre. Po kështu prevalenca e diabetit është më e rritur në disa grupe të caktuara etnike, duke treguar se faktori gjenetik ka një rol të rëndësishëm.

Ka disa faktorë që kontribojnë në prevalencën e lartë të diabetit tek popullata e moshuar. Kjo si pasojë e një numri ndryshimesh në metabolizmin e karbohidrateve (siç janë ndryshimet në çlirimin e insulinës së induktuar nga glukoza) që ndërveprojnë me predispozitën gjenetike dhe shpjegojnë rritjen progresive të incidenceë së diabetit me moshën.irëndësishëm është edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës. Individët të cilët janë obezë, veçanërisht ata me obezitet central, ata atë cilët konsumojnë ushqime të pasura me yndyra dhe me përbërje të ulët të karbohidrateve komplekse ose që janë inaktive kanë më tepër mundësi për të bërë diabet në krahasim me moshatarët e tyre.

Një numër studimesh kanë vleresuar metabolizimin e glukozës në personat diabetikë të moshës së mesme. Këto studime kanë treguar që këta persona kanë disa anomali metabolike, duke përfshirë rritjen e prodhimit të glukozës nga hepari, alterimin e çlirimit të insulinës së induktuar nga glukoza dhe një rritje të rezistencës insulinike. Mendohet që diabetikët e dobët të moshuar kanë një formë të ndërmjetme ndërmjet diabetit tip 1 dhe 2, diabetin 1 1/2. Defekte të tjera metabolike janë sugjeruar se ndodhin tek të moshuarit.

Tek meshkujt kapja e glukozës ndodh ndërmjet mekanizmave të ndërmjetësuar ose jo nga insulina. Në subjektet normale 50% e kapjes së glukozës pas ushqimit ndodh si pasojë e mekanizmave të kapjes së glukozës së pavarur nga insulina. Tek personat e rinj me insulino-rezistencë kapja e glukozës së pavarur nga insulina mund të jeteëedhe më e madhe. Tek personat e moshuar me diabet kapja e glukozës së pavarur nga insulina është e dëmtuar në mënyrë të rëndësishme.

Veçoritë
Afërsisht gjysma e personave të moshuar që kanë diabet, nuk e dinë se e kanë si patologji, duke sugjeruar se në këtë grup popullate simptomat e hiperglicemisë shfaqen më rrallë. Kjo ndoshta për shkak se me rritjen në moshë pragu renal i glukozës rritet, kështu që nuk shfaqet glukozë në urinë derisa vlerat e glukozës rriten shumë. Përveç kësaj tek të moshuarit dëmtohet etja, duke bërë që tek këto subjekte të mos ketë polidipsi edhe nëse ata janë në stad hiperosmolar si pasojë e glicemive të larta.

Nëse simptomat shfaqen, ato janë zakonisht jo specifike, si: konfuzion, inkontinencë, etj. Shpesh diabeti tek të moshuarit diagnostikohet në spital, kur ata janë hospitalizuar për një komplikacion që mund të jetë i lidhur me diabetin siç është infarkti i miokardit ose insulti cerebral, madje ndonjëherë mund të diagnostikohen edhe në stadin e komës hiperosmolare.
 
Simptomat
Kaheksia neuropatike diabetike prezantohet me humbje në peshë, depresion dhe neuropati periferike të shoqëruar me dhimbje dhe zakonisht shërohet në pak muaj pa mjekim specifik.
Tek meshkujt e moshuar me diabet ndodh amiotrofia diabetike.

Otiti malinj ekstern, një infeksion nekrotizant i shkaktuar zakonisht nga pseudomonas, ndodh kryesisht tek të moshuarit me diabet.
Nekroza papilare që ndodh me pielonefritin zakonisht shfaqet tek të moshuarit me diabet.
Diabeti tek të moshuarit shoqërohet me rrezik për hipotermi aksidentale.
 
Shenjat
Lodhje
Polifagi
Rënie në peshë
Mbyllje me vështirësi e plagëve
Turbullimin e pamjes
Shpeshtim të infekioneve, sidomos të atyre të shkaktuar nga mykozat


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane