Dy shqipëtarë që u hoqën si refugjatë kosovarë në Britaninë e Madhe fituan betejën për leje qëndrimin pasi e dërguan cështjen në Gjykatën Supreme.

Në vitin 1999 më shumë se 80.000 refugjatë kosovare ikën në Britani ku kërkuan azil. Por kjo rrugë u përdor edhe nga shumë shqiptarë duke përdorur krizën e Kosovës  per të përfituar lejeqëndrim.

The Sun shkruan qe pas këtij rasti mund të lejohen më qindra emigrntë të tjerë edhe nese kanë kryer krime të rënda. The Sun citon rastin e Dinjan Hysaj, 40 vjec, i cili qëndroi në Britani që në  vitin 1999, por në vitin 2001 u dënua me 5 vjet heqje lirie pasi goditi me shishe një person tjetër.

Rasti tjetër ishte Agron Bakijasi, 44 vjec, u zbulua kur partnerja e tij erdhi në Shqipëri. Por riaplikoi duke përdorur dokumente false dhe iu dha nënshtetësia britanike.

Ministria e Brendshme dha urdhëer të deportoheshin pasi u zbuluan gënjeshtart e tyre, por ato e dërguan çështjen në Gjykatën Supreme. Avokatët publikë e mbrojtën çështjen duke argumentuar që gënjeshtra e përdorur për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’jua hequr atyre këtë të drejtë.

Gjykatësit vendosën se “nuk ishte e qartë kur përdorimi i identitetit të rremë për të fituar nënshtetësine nga një person mund të cojë në anullim. Në rastet aktuale anjëri prej tyre nuk pretendonte të ishte dikush që nuk ishte”.
Redaksia Online
e.gj/Shqiptarja.com