Rubrika e kuzhinës në programin e mëngjesit “Reze Dielli” vijon të sjellë surpriza për shikuesit e A1REPORT. Pas të ftuarve të njohur si Niles Cole, z/v shefi për marrëdhëniet me publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe kuzhinierit me famë jashtë kufijve të Shqipërisë, Renato Mekolli, këtë të premte do të jetë në kuzhinën e Znj. Tefta, Alice Cannon, bashkëshortja aziatike e Shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Britanisë së Madhe, i akredituar në Shqipëri, Nicholas Cannon.
Znj. Cannon do të përgatisë së bashku me Znj. Tefta dy pjata të veçanta aziatike. Në kuzhinën e Znj. Tefta do të flitet edhe për veçoritë e kulinarisë aziatike, e cila renditet në vendet e para për përgatitjen e salcave të ndryshme, kryesisht pikante. Recetat që do të serviren nesër në programin e mëngjesit “Reze Dielli” në A1REPORT janë jo vetëm të shijshme por edhe me një sërë vlerash ushqyese. Ato vijojnë si më poshtë.

Receta e parë:

FILETO VICI ME SALCE FASULE
Përbërësit

Fileto vici – 400 gr
Speca të kuq – 2 copë
Qepë – 1 e vogël
Hudhër – 2 thelpinj
Xhinxhër e freskët – 2 feta
Salcë fasule – 1 l.gjelle
Vaj vegjetal – 4 l.gjelle
Lëng pule – 200 ml


Marinimi

Sheqer – 1/2 f.çaji
Salcë soje – 2 l.çaji
Verë orizi – 2 l.çaji
Niseshte – 1 ½ l.gjelle
Piper i bardhë

Receta e dytë, karakteristike për stinën e nxehtë të verës, vijon si më poshtë.

PULE ME SALCE LIMONI
Përbërësit

Gjoks pule – 3 copë
Vezë – 2 të verdha
Verë orizi – 2 l.çaji
Salcë soje – 2 l.çaji
Niseshte – 50 gr
Vaj vegjetal
Feta limoni

Salca

Lëng limoni – 25 ml
Sheqer – 1 l.çaji
Lëng pule – 50 ml
Niseshte – 2 l.çaji
Piper i bardhë