Të rinjtë socialistë në Korçë:
1 Prilli, festë e qeverisë Berisha

Të rinjtë socialistë në Korçë: <br />1 Prilli, festë e qeverisë Berisha
KORCE - Forumi rinor i Partisë Socialiste në qytetin e Korçës nëpërmjet një deklarate për shtyp ka demostruar premtimet imagjinare që sipas tyre ka thënë qeveria aktuale gjatë dy mandateve të qeverisjes, referuar këtu 1 prillit, ditë të cilën FRESSH e ka cilësuar një festë të qeverisë Berisha.

Nëpërmjet një tende, të rinjtë socialistë kanë demostruar 10 gënjeshtrat më të vecçanta të qeverisë, duke përmendur ndër të tjera, hapjen e vendeve të reja të punës, luftën ndaj korrupsionit, rritjen ekonomike, arsimin, shëndetësinë, trashëgiminë kulturore, bujqësinë, infrastrukturën etj.

Gënjeshtrën më të madhe të thënë deri më sot, ku sipas të rinjve socialistë, kryeministri po lobon më shumë është lufta ndaj korrupsionit, ndërkohë që vajza e tij, Argita Berisha është në krye të kupolës.

Të rinjtë e FRESSH kanë apeluar gjithashtu që data 1 prill të mos kthehet në një festë zyrtare, siç ka ndodhur rëndomtë me data të caktuara të partisë në pushtet.

FRESSH ka shprehur gjithashtu bindjen që në 23 Qershor shqiptarët do i thonë njëherë e mirë jo qeverisë gënjeshtare dhe kopjace.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë