HOLAND - Futbolli holandez është tronditur nga një ngjarje mjaft e rëndë. Një gjyqtar anësor ka humbur jetën në një ndeshje të ekipeve të të rinjve, pasi u rrah barbarisht nga lojtarët e ekipit të Niwv Sloten.

41 vjecari Ricard Niwvenhuizen po gjykonte një ndeshje mes ekipeve të 16-vjecarëve të B3 dhe Sloten. Anësori punonte për klubin e të rinjve të B3, ku luante dhe djali i tij.

Pas një aksioni anësori sinjalizoi një vendim të gabuar, kjo bëri që djemtë e ekipit kundërshtar, të gjithë të moshës 15 deri në 16 vjec e sulmuan atë barbarisht duke e goditur me shkelma dhe grushta.

Anësori humbi ndjejat dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi ti rezistonte plagëve duke humbu rjtën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/shqiptarja.com)