Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi të mërkurën në mbrëmje Kilin. Lëkundjet u dëgjuan në të gjithë vendin ndërkohë që zona më e prekur ishte kryeqyteti Santiago.
Si pasojë e tij 5 persona humbën jetën, shumë ndërtesa u shkatërruan plotësisht, ndërkohë autoritetet e sigurisë evakuan rreth 1 milion njerëz nga zonat bregdetare. Sipas raportimeve mësohet se qëndra e tërmetit u regjistrua 200 km larg Santigos, në brigjet veri perëndimore.
Lëkundjet nga tërmeti shtuan frikën për përhapjen e ndonjë cunami pasi valët e tij arritën lartësinë 4.5 m përgjatë gjithë bregut perëndimor. Sipas raportimeve lëkundjet e tokës u dëgjuan edhe në disa shtetet të tjera të Amerikës Latine, përfshirë Argjentinën, Ekuadorin, Uruguajin, Perun dhe Brazilin.
Presidentja e vendit Michele Bachelet në konferencë për shtyp u shpreh se autoritetet po vlerësojnë situatën minutë pas minuti ndërkohë që frika mbetet akoma e lartë. Kili është një nga zonat më sizmikë në glob pasi ndodhet në mes të pllakave tektonike të Amerikës së jugut të cilat lëvizin rreth 80mm në vit.
Redaksia Online
(O.Sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com