Lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar edhe ditën e sotme në pjesën jugore të Elbasanit. Sipas Institutit Sizmiologjik, tërmeti ka rënë rreth orës 14:20 minuta dhe vatra e tij ka qënë 5 km në jug të Elbasanit në fshatin Shelcan me mganitudë 3.2 te shkalles rihter. Nuk raportohen dëmtime.

Tërmeti i sotëm pason atë të djeshim po në Elbasan. Tërmeti e ka patur epiqendrën e tij afro 24 km larg qytetit të Elbasanit dhe kishte një magnitudë prej 2.6 të shkallës rihter. Nuk raportohet për dëme në njerëz apo në materiale, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë në një thellësi toke prej 10 km. ah/Shqiptarja.com/