Tërmet Peçi: Llumi i çadrës kërkon
mandatin tim, do merrem me ta

Tërmet Peçi: Llumi i çadrës kërkon<br />mandatin tim, do merrem me ta
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me kërkesën për heqjen e mandatit të tij.
 
Përmes një statusi në Facebook, Peçi shkruan se pas kërkesës së Prokurorisë qëndron Partia Demokratike, të cilët sipas tij kanë frikë nga drejtësia.
 
Ai paralajmëron se në 18 qershor do merret me ata që ai i quan "llumi i mbledhur në çadër".
 
"Në 18 qershor do merremi shumë seriozisht unë edhe ju që këta llumra që janë mbledhur në një çadër nga tmerri i krimeve që kanë bërë dhe drejtësisë që po u vjen pas koke", shkruan Peçi.
 
Sa i takon pretendimeve të Lallës për të kaluarën e tij të dyshimtë, Peçi përgjigjet se e vetmja shkelje e tij e padeklaruar në formular është një gjobë për makinën.
 
Postimi i plotë i Tërmet Peçit në Facebook:
"Te dashur bashkeqytetare, mora nga mediat lajmin se qenkam kriminel:-) Prokuroria e Pergjithshme kerkon mandatin tim sipas mediave per nje denim te padeklaruar. E verteta eshte se fillimisht nuk e deklarove nje gjobe per makinen ne dogane. Kete e korrigjova dhe e depozitova ne KQZ qysh ne qershor 2016 permes nje deklarate sqaruese. Ky eshte krimi qe kam bere dhe kjo nuk eshte nje veper penale sic e parashikon ligji perkates!
Une e di mire se kujt i intereson kjo lufte me mua per te me njollosur permes mashave pseudo-institucionale. Jane po ata qe kane vite qe me jane qepur pas dhe nuk kane lene gje pa thene per mua! Po meqe i ka zene nata jashte nuk po merrem me ta sot. Por ne 18 qershor do merremi shume seriozisht une edhe ju qe keta llumra qe jane mbledhur ne nje cader nga tmerri i krimeve qe kane bere dhe i drejtesise qe po u vjen pas koke!
Forca te punojme fort per Partine Socialiste dhe Edi Ramen ne emer te Tepelenes qe pas largimit te llumit qe e mbyti me vite po rilind ne cdo cep te saj!
Perqafime Termeti"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg