Të sëmurët nëpër spitale s’mund
të ushtrojnë të drejtën e votës

Të sëmurët nëpër spitale s’mund<br />të ushtrojnë të drejtën e votës
TIRANE- Të drejtën e votës nuk do të mund ta ushtrojë pjesa dërrmuese e pacientëve të shtruar në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime nga QSUT thonë për “A1 Report” se një gjë e tillë nuk është e mundur. Kjo, për shkak se shumica e pacientëve janë nga rrethet, dhe Kodi Zgjedhor përcakton se zgjedhësit duhet të votojnë vetëm në qendrat e votimit ku kanë emrin në lista.

Burime nga QSUT tregojnë se pacientët që janë nga Tirana do të mund të paraqiten në kutitë e votimit, nëse janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë. Ata do të shoqërohen nga një familjar i tyre, për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa më pas, do të mund të kthehen sërish në spital për t’u kuruar.
 Bëhet me dije se mjekët kanë marrë udhëzimet e nevojshme që të lejojnë të gjithë pacientët që duan të ushtrojnë të drejtën e votës, nëpërmjet një procesverbali me firmën e pacientit dhe të familjarit. Në të kundërt, personat që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Në total, numri i pacientëve të shtruar në spitale, rezulton të jetë rreth 1500 persona.

Kategori të tjera që janë të kufizuar për të votuar, janë të ngujuarit për shkak të frikës nga gjakmarrja, si dhe një pjesë e madhe e të burgosurve që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve