TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur  paraditen e sotme rreth orës 11:30  në zonën pranë ish kombinatit “Josif Pashko” në Laprakë nga disa të shtëna me armë zjarri.

Burime nga blutë e kryeqytetit raportojnë se i plagosur ka mbetur një person me inicialet F.V, i cili është qëlluar në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që ende nuk është identifikuar autori i kësaj ngjarje dhe as motivet e saj

Nga të njëjtat burime mësohet se uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes të cilët po mundohen të mbledhin prova të mundshme materiale dhe dëshmi të asaj që ndodhi, saktësojnë burimet.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)