‘Ta bëj fytyrën si këpuca’, si e humbi kontrollin Berisha kur i përmendën rolin e Shkëlzenin në biznesin e kazinove, akuza e Bashës 14 vite më pas 

‘Ta bëj fytyrën si këpuca’, si e humbi kontrollin Berisha kur i përmendën rolin e Shkëlzenin në biznesin e kazinove, akuza e Bashës 14 vite më pas 

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Akuzat e Lulzim Bashës në adresë së Sali Berishës kanë kulmuar dje, duke përfshirë për herë të parë fëmijët e ish-kryeministrit. Sipas Lulzim Bashës njerëzit e drogës dhe kumarit kanë pastruar para me familjarët e Berishës përmes pasurive të paluajtshme, duke ndarë edhe fitimet në lojërat e fatit. Me ‘familjarë të Berishës’ Basha i referohet fëmijëve Shkëlzenit dhe Argitës, veprimtaria e të cilëve konsiderohet edhe si ‘pika e dobët’ e Berishës. Teksa Berisha po i cakton afate ultimative për t’u larguar nga selia e PD-së, Basha po shënjestrën pikërisht fëmijët e Sali Berishës, duke i dhënë një mesazh këtij të fundit që të tërhiqet, ndryshe është gati të flasë për veprimtari që pakkush mund t’i dijë. 

Nuk është hera e parë që fëmijët e Sali Berishës, pjesë e listës së zezë së SHBA, akuzohen për lidhje me biznesin e lojërave të fatit. 14 vite më parë, në janar të vitit 2008, deputeti Taulant Balla akuzonte Shkëlzenin për lidhje me biznesin e kazinove në ish-Bllok. Sipas Ballës, qeveria e Berishës lejonte kanizo të paligjshme në ish-Bllok, duke aluduar se ato mbroheshin nga Shkëlzeni. Në atë kohë, spikaste në biznesin e lojërave të fatit biznesmeni pranë Berishës, Myftar Lumeshi, i cili në vitin 2016 bleu për 600 mijë euro apartament dhe garazh tek Shkëlzen Berisha, i cili e kishte blerë 3 vite më parë për 346 mijë euro. Megjithatë, Basha nuk e përmend Lumeshin, por vetëm Shkëlzenin. 

“Dhjetëra lokale me lojëra fati të palicencuara kanë shpërthyer, zoti Kryeministër, në të gjitha pjesët e Tiranës... Janë të licencuara për disa kompjutera, por në to luhen të gjitha lojërat me dorë. Po të shkoni në “Bllok”, mund të thotë dikush që kjo është e Shkëlzenit. Të them të drejtën, e pranoj se kjo mund të jetë një fjalë “Blloku” dhe unë e mirëkuptoj që nuk mund të jetë e djalit tuaj, por, ju lutem, shpjegojuni shqiptarëve që ajo kazino në qendër të “Bllokut” nuk mbrohet nga djali juaj”, thotë Balla. 

‘Ta bëj fytyrën si këpuca’
Ka mjaftuar kjo deklaratë e Ballës që Sali Berisha të humbiste kontrollin në Parlament, duke kërcënuar Ballën me jetë. Ishte ndër rastet e rralla që Berisha humbiste kontrollin.

“Tani do të të them një gjë. Ti del këtu, je djalë i ri dhe lakon emra familjarësh. Ta dish mirë se unë ta bëj fytyrën si këpuca po të të lakoj emrat e familjarëve të t’u. Dhe dije mirë se unë kam një durim. Por të jesh i bindur se mund të ta mbyll gojën në mënyrën më ekzemplare. Ky vend ka një Kushtetutë. Në Parlament nuk mund të shpifet. S’të thotë njeri ty këtu se në iks bordello janë kapur njerëzit e tu. As lidhjet e tua me kuplaratë nuk t’i thonë. Po të them se do të dalësh nga Parlamenti sa herë të shpifësh dhe në gjykatë do të shkosh sa herë të shpifësh. Çdo gjë ka një kufi. Ti tregon se ke edukatë kanalesh”, tha Berisha. 

Disa javë më pas, Taulant Balla, deklaron sërish se Sali Berisha dhe familja e tij kanë lidhje me kazinotë.

“Të nderuar kolegë deputetë, këtë njeri unë e akuzova se ishte i lidhur me kazinotë bashkë me familjen e vet, ai shkrim i atij gazetari amerikan do të thotë se ky është i lidhur edhe me një trafik armësh, është i lidhur me një trafik prej qindra milionë dollarësh të disa fishekëve, të cilat nuk shkrepin në Afganistan”, është shprehur Balla. 

Në tetor të vitit 2013, ish-deputeti Tom Doshi, bëri një akuzë të fortë. Sipas tij “Djali i Sali Berishës ka qenë aksioner në çdo biznes në Shqipëri, bashkë me Ridvan Boden. Ata janë aksionerë edhe në kompanitë e bixhozit të paligjshëm. Djali i Berishës dhe Bodes, kanë nën kontroll lojërat e fatit. Pra, mbyllja e lojërave të fatit cenon Zen Berishën. Nuk kam dhe as kam pasur ndonjëherë lidhje me lojërat e fatit”. 

Ditën e djeshme, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës doli me një deklaratë të fortë.

“Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!”. 

Akuzat e Ballës për lidhjet e Shkëlzenit me kazinotë dhe kërcënimi i Berishës 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 05/01/2022 17:12

    Lumneshi ka qene ortak me Shkelzenin jo vetem ne lojrat e fatit.Lojrat e fatit kane qene ne te gjithe Shqiperine dhe te gjitha pa nipt,pa liçense.Kur hynin tatimoret ne ndonje pike te ketyre,gabimisht,hanin kercenime nga Lumneshi ne telefon dhe iknin me vrap,por me shpejtesi.Shkelzeni,nuk dilte kurre ne skene,sigurisht.Tek rruga ku ka Sala sot shtepine,Lumneshi i ka ble nja 3-4 vila cash.Po Spaku,taku leshi preshi,jane ne gjume te thelle,investigime hiç

    Përgjigju
    • Aaa: 06/01/2022 11:32

      O beni treni ketu duhen pushkatuar te gjith politikanet se nuk kan menduar asnjeher per popullin..vatani i ketyre horrave jan vetem eurot..

    • Beni 2: 06/01/2022 06:39

      Beni 1 bravo se e kalon censuren. Une nuk e kalova. Se permenda Lumneshin e Rames,Lucen. Per mua si Berisha si Rama jane njesoj. Por ndersa i pari nuk ka dhembe ky tjetri vazhdon dhe kafshon Shqiperine. Ah, se mu kujtua dhe Lumneshi Lumneshi tjeter, ai i Tajvanit ku i vellai u kap me 1 ton hashash dhe e nxoren sakaq nga burgu. Kuptohet pasi e degjeneruan rastin dhe cuan ne Durres.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Policia bën bilancin/ Arrestohen 10 shoferë të alkoolizuar, mbi 11 mijë gjoba

Policia bën bilancin/ Arrestohen 10 shoferë të alkoolizuar, mbi 11 mijë gjoba