'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'

Përgjuesit e vendosur në kamionët e përdorur nga 21 të akuzuarit e SPAK në dosjen e trafikut të drogës “Coast to Coast”, kanë monitoruar jo vetëm aktivitetin e tyre kriminal por edhe punën e policisë. Në dosjen prej mbi 105 faqesh, të siguruar nga “Report Tv” ndodhen fragmente bisedash ambientale të efektivave të policisë kufitare teksa kryenin kontrollet apo edhe sekuestrimin e drogës.

Në rolin e drejtuesit të grupit kriminal në një prej episodeve është, Artur Sulaj, i cili arrin të sigurojë lëndë narkotike kokainë dhe heroinë në Shqiperi nga Jani Çavo. Ai organizon trafikun drejt Italisë, Greqisë dhe shteteve të tjera të BE-së duke përdorur si transportues Shpëtim Pjeshkën dhe Artan Agalliun. Transportimi i lëndës narkotike bëhet duke e futur në vende të fshehta, në kamionë për transportin e mallrave. Në disa raste droga është futur edhe në bombola, me qëllimin për ti shpëtuar kontrolleve. Pas dorëzimit të lëndës narkotike në destinacion, po në të njëjtën mënyrë bëhet dhe transportimi i parave te përfituara nga ky trafik nga vendi i origjinës drejt Shqipërisë. Pjeshkë dhe vezë, janë termat që trafikantët kanë përdorur duke nënkuptuar lëndën narkotike me qëllim shmangien e përgjimeve.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë më 2 qershor 2021, kur u kapën 15 kilogramë drogë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat
Polici 1: Ulu poshtë, ulu.
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt.
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15...
Polici 1: Po mirë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

C: Aloo, po drejtor, po, po, e markoj vetë skaneri me të kuqe, ky thotë 15 kile aty ku e markoj skaneri, ka bërë një modifikim të kruskotit, heroinë, heroinë, hajde rrofsh rrofsh
C: Sa kile janë?
A: 15 pra…

Në një përgjim të datës 3 maj 2021 Artur Sulaj komunikon me Shpëtim Pjeshkën dhe diskutimi është në lidhje me organizimin e në rrugë për në Greqi me kamion, dhe më pas mund të udhëtojnë drejt Turqisë. Shpëtimi e pyet nëse do e provojnë ta bëjnë një rrugë Turqie bosh dhe Arturi bie dakord. Ata flasin për zgjerimin e aktivitetit me kamionë të tjerë pasi sipas tyre, Turqia ka shumë punë.

Artur Sulaj: Hë?
Shpëtim Pjeshka: Hic, isha andej nga kamioni sot, çova ato batanijet, i lava të gjitha i sistemova i rregullova, ca te bejme, presim teshi.
Artur Sulaj: Pooo, a do me ba naj rruge per Athine?!
Shpëtim Pjeshka: Ne vend ore qe neser!
Artur Sulaj: Mire, ok shkarkon ne Athine pastaj ja fut per Turqi po deshe.
Shpëtim Pjeshka: Po ta provojme nje here Turgine o burre Ta kishim provu nje here kshu bashkë apo?!!!
Artur Sulaj: Po mor ashu bojme.
Shpëtim Pjeshka: Eeee pret puna o them te kisha be nje rruge boshe deri ne Selanik?

Në një tjetër bisedë të datës 5 maj 2021, kësaj radhe me Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, ndihet shqetësimi i kalimit të një kamioni për herë të parë. Trafikantët synojnë që të bëjnë një rrugë të pastër në mënyrë që më pas në kalimin e dytë, policia të mos ketë dyshime për ta. Shpëtim Pjeshka është i shqetësuar, ndërsa i rrëfen bashkëpunëtorit se Artur Sulajt i dhimbsen 1 mijë euro për të bërë një rrugë boshe.

Shpëtim Pjeshka: Se kjo eshte hera e pare qe hyn ky kamion ne Greqi e ke parasysh? Dhe nuk na shohin ne sistem se po te kishim kaluar nje here, ose dy here, policía ska asnji lloj problemi, kurse keta te bejne zbor për herë të parë qe kaluam të bëjnë zbor. Kam një jave qe i them Turit hajde ikim me nje rruge bosh ne Turqi, i dhimbsen 1 mije euro atij.

Të dy, Shpëtim Pjeshka dhe Artan Agalliu, një ditë më vonë më 6 maj 2021 bisedojnë brenda kamionit pasi kanë kaluar në skanerin e kontrollit.

Artan Agalliu: Si tha ai tha ka tallur bythen me ty eee, e ti q* motren
Shpëtim Pjeshka: Kush kshu?
Artan Agalliu: Ai vlonjati, te skaneri.... Phu ti q* robt aty u tremba nje çike të them të drejtën!!
Shpëtim Pjeshka: Pse?
Artan Agalliu: U tremba arsyeja se, thashë mos e analizojnë, kupton ti?
Shpëtim Pjeshka: Po joo...

Në një tjetër bisedë të datës 6 maj 2021 dy djemtë i pret një person i tretë i paidentifikuar, i cili u sjell lekët në këmbim të “mallit”.

I paidentifikuar: Per sa Jeni gati? Mos u vono shume!
Shpëtim Pjeshka: Dhjetë minuta.
Artan Agalliu: Dhjetë minuta,
I paidentifikuar: Dhjetë minuta. ok te te sjell leker që tani?
Artan Agalliu: Po silli.
I paidentifikuar: Ke dyzet.
Artan Agalliu: Saaa?
I paidentifikuar: Dyzet.

Në një tjetër episod të trafikimit të drogës, kësaj here personat e përfshirë tentojnë ta kalojnë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, me drejtues Sulo Pajon. Në datën 26 qershor 2021, iu kontrollua kamioni në bazë të analizës së rriskut dhe janë konstatuar tre bombola me përmasa të mëdha, prej të cilave bombola e tretë në momentin e hapjes nuk ka nxjerrë ajër me presion, është proceduar me çmontimin e saj, ku ka rezultuar se në pjesën hyrëse të tubit janë konstatuar disa qese mbështjellë me natriban, brenda të cilave gjendej pluhur me ngjyrë bezhë, me karakteristika dhe arome si ajo e heroinës. Sulo Pajo u ndalua nga policia ndërsa qeset e mbështjella me natriban rezultuan me peshë 18.920 kg. Ne periudhën 23 qershor 2021 deri më 26 qershor 2021 dyshohet se Artur Sulaj dhe Sulo Pajo kanë futur lëndën narkotike në vendin e fshehtë në trupin e rimorkios së kamionit. Kontrolli ka evidentuar një nivel të lartë veprimi pasi bombola ku ishte fshehur droga nuk kishte as shenja gishtash. Në një tjetër bisedë të datës 2 gusht 2021 Artur Sulaj flet me Besnik Ruçin, teksa drogës i referohen si vezët.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s'ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr... po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Një bisedë tjetër është ajo mes Sulo Pajos dhe Artur Sulaj të cilët flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankoheshin për kapacitetete e "punës" që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin. Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.

Artur Sulaj: Nuk di, hajde ti japim nja 2-3 duar të mira me atë "Ivecon". E blejmë dhe një makinë ne, e prap vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina. 
Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet
Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore "Daf" është i mirë, por edhe "Scania" nuk është e keqe
Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi "Skania" nuk bëhet
Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh
Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim
Artur Sulaj:  Vk, s'kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.
Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri posht
Artur Sulaj: Nga ku?
Sulo Pajo: Nga Turqia
Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë. S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t'ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi qç ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s'e ke plot.
Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.

Operacioni u ndërmor një ditë më parë, përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri.

Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste:

  • Endrit Bakiu
  • Suko Pajo
  • Artur Sulaj
  • Arian Tola
  • Fadjon Çami
  • Viron Lekaj
  • Artan Agalliu
  • Shpëtim Pjeshka
  • Jani Çavo
  • Kudret Rustemaj
  • Besnik Ruçi
  • Pirro Çapi
  • Jani Meçja
  • Edmond Kabashi
  • Tomi Hila
  • Leonard Nergjoni
  • Artin Kurti
  • Astrit Miska
  • Ervis Çvilo
  • Marash Gjoni
  • Sonila Sula (arrest shtëpie)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
'Artur Sulaj: Kroati të bo zbor, u djersita nga sikleti!' Biseda e trafikantëve të drogës në kamion, njëri mori lekët e mamasë për udhëtim! Përgjimet e reja

1687947890_drog.jpg

Më 16 nëntor 2021 përgjohet biseda në kamion mes Artur Sulajt dhe Arian Tola dhe Donaldo Marku

Arian Tola dhe Artur Sulaj tregon një moment kur iu desh të përballej me doganierët kroatë. Ata tregojnë se kontrolli është i rreptë dhe kishin frikë se mos do i kapnin. Gjatë bisedës Artur Sulaj i kërkon Donald Markut para sepse nuk kishte pasur madje i kishte marrë lekë të ëmës. Gjatë bisedës duket zemërimi për shkak të vonesës së dorëzimit të ngarkesës

Artur Sulaj: Kroati te bo zbor!!

Arian Tola: Hiqe gomen me tha mu, po nuk lirohet I thashe, jo tha lirohet me të ra goma ty si e liron?!! E futi ne grop, liroje the, e rrotullonte njoni tjetri, mshifte mu une po djersitesha nga sikleti!! Ke gjo apo ske gjo me tha mu? Nji milion % skam asigjo i thashë, do të lëshoj tha po do të lëshoj me gjysëm zemre mtha se spo ma ma se o bo shume keq, firmose i cikë këtë protokollin tha...mori shënim, gjithe ato formulare tu marrë firma, mori shenim, vetëm te italiani këtu ishin dy makina polície e s'më thane gjë fare ato ishin mbyll

Artur Sulaj q*** robt pse u vonove

 Arian Tola:  Po e di kur jam nisë une, në ora dhjetë. S’po gjesha lekë me ça do visha ja mora nones. Ai fillonte tu më marre mu në telefon tu me ba ti horr, donte me u duk, i thashë ca ke që bërtet, ore tha ka burrni kjo pune, burrnia e kk*** mtrego mu, ja ke q*** nanen telefonit i thathe mos fol ore se na hap problemel! Janë shumë dogana, knej me tokë!

Artur Sulaj: Me toke të çahet trapi

Arian Tola: Pse me ty e kan ato me tha mu, tha çdo dogane kontroll!!?

Artan Sulaj: Unë prandaj e bona furgonin me ulëse se edhe me pas gjo hyn te veturat jo te kamionat!

 

Ora 17:04
Bisedat e përgjimeve për fitimet nga trafiku i drogës: Një shoku im që ha bukë e djathë ka blerë ‘Benz-a’ të rinj! I p*lluan ato polakët, duan rrugë greku

1687962310_spakpergjime.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të tjera nga dosja e përgjimeve që shkatërroi grupin kriminal prej 21 personash të cilët kryenin trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë e shteteve të tjera të BE-së. Një prej drejtuesve të grupit kriminal është Artur Sulaj, i cili bisedon me Sulo Pajon dhe i tregon se si një shok i tij po blen automjete tip ‘Benz’ duke shitur drogë.

Më pas i tregon fitimet nga trafiku i drogës dhe përmend polakët të cilët kërkojnë të bëjnë rrugë nga Greqia për t’u furnizuar me lëndë narkotike.

Artur Sulaj: Europa nuk është vetëm Shqipëria e Turqia, ai vetëm turku si i ka kamionat kshu në të gjithë botën, vetem turku i llogarit, i palluan ato mor Polaket e ato a i ke pa te gjithe kerkojne rruge Greku! Se vijne mbushen!

Sulo Pajo: Po edhe nga Greqia, ikin nga Greqia qe dalin në Brindizi.

Artur Sulaj: Po mo e ka oferten une me e cu direkt ne Itali o vlla, e kam unë oferten, heee, e kam oferten edhe me ngarkese, me ngarkese me ta ngarku e me shkarku në Itali,te dyja bashke edhe kete edhe kete eshte oferta, ste lejne me marre fryme o burré,te punosh me dy kamiona e ka ba një shoku im, qe ai hala ha buke e djathe e domate ka ble benzat e ri u ba ai me ble benza, qe s’pinte kafe ne autogrill, ta shofesh sot u ba ai me tre kamioni! Q** robt o burré e di ca do të thotë e tre dite rruge, mos shif kete se ky sdi rruget. Po une nisesha në dy të natës ketu e mbërrisha në dy të natës atje, se ne na vononte kufiri, por po ta programosh punen me 1 fjale qe mos të kapi ai trafiku fillim jave edhe kthimin ta besh fundjave jo fillim jave se dihet se cohen te gjithe…

Sulo Pajo: Duhet mesi javës për te ikur tutje dhe te vish fundi javes…

Artur Sulaj: Ta kapësh pooo te ikish te merkuren e të kthehesh të shtunën për këtej Ke parasysh ca ashtu eshte!!!…ca levärdie ke kätej, se tashi po kthehen se ngace e bishin me nga dyqind treqind kile e sipër, teshi spo ashu dot me !!! I bine rruget rralle dhe a e ke pa si mungojnë gjanat këtu në Shqipërill!Kur mungojnë gjanat ne jemi pa punë ne dhe te gjithe, teshi ca kané ba, kanë kapë kamionat si puna jone edhe bien nga 20 e 30 se po ta kesh 30 vendin, sa te kesh vendin aq bine aty, nuk o problemi se ke porosité 20 teshi sjell 15!! Ku ka atje o burré atje ta bje thesin, mbushe thotë tepricën e coj mbrapsht!!E ke parasysh ca bohet për anej po anej vetëm po re në sy qe ta bon me gisht psh e të vihen nga mrapa deri në kufi po ato jane raste të rralla se atje kanë një gja te miré se lidhesh me dy tre klienta psh ja merr një canté dy me rroba, se ke shume individa që marrin një thes me kmisha një thes mee ke parasysh!

Sulo Pajo: qe mos të merren me këto merren me këto!!

Artur Sulaj: Eeece bravoooo! Edhe e mbushin dy tre kater canta i mbushin se varet si e ba ai rrugën, se vetëm këtu i nxjerrin probleme për ato kur hyjnë në kufi në shqipëri se andej spjerdh kush!!

Sulo Pajo: Edhe këtej sa ti japi një 50-she e ike kris bythen!

Artur Sulaj: Pooo po pra…

Sulo Pajo: Se dhe ai nuk ka me ca do merret do merret me ketol!

Artur Sulaj: Ai kur te shofi keto mě doli 20-she thotë e sipër,e merret me këto këto të tjerat ka harra fare eshte në autobus pastaj cdo kufi po pa ato harro cdo gje pse a nuk i bisha rrobat une nga Italia ashu bisha une dy mije pale jeanse!!

Po i ngjeshin shume p***** nonës me i fjale i fusha unë në dy thase, dymije pale jeans ne dy thase!!!! merrsha une 200 euro për ato edhe u merrshin ketu ne Durres kur visha vetem me keto ehe keto topat e kto gjona pastaj the po skam pas vend une mo mrapa jane ba vendet, te kisha pas vend une kshu me e !! Traget mo pilot në traget tu hyp kshu pse se je komplet out! Ei po harroje me kete ketu, ky ketu është fat ju tek palla me e kap mire sju tek prapë e ke parasysh….

Sulo Pajo: Aty ti vësh nji aparat aty, me kamer!

Artur Sulaj: Poo

Sulo Pajo: Televizor dhe navigator

Artur Sulaj: Ja ja ku qeka fiks

Sulo Pajo: Jo nuk diskutohet kjo eshte vetem me ike në Zvicer

Artur Sulaj: Ku dush mo, po je mos se dhe ne Zvicer nuk té lujne jo se e kam bo shume! Edhe atje me te kuqe eshte po te kapi lapsi hap krahun

Ora 18:35.50

Sulo Pajo: Keto syze more ni, te qerosi?

Artur Sulaj: Po jo mo, smi ka sjelle bythq*** sa lek i falsha legenit për dreka per darka nga 200,300 euro për rruge. Ti shkruj se na la ketu bythq*** o burre i dheut, teshi si do e lejme ku ta parkoj kamionin unë në Durrës që të ikim shohim i cike atje?

Sulo Pajo: Kétej…

Artur Sulaj: A do iki te shohim vendin?

Sulo Pajo: Po.

Artur Sulaj: Se une se kam pa si e kane ba, e kam vetem kur hiksha here pas here tu e montu se qe kur mu dogj furgoni skam shku mo i q*** nanen!

Biseda nr. 2381, datë 01/06/2021 ora 18:58:26, kamioni me targë AA 923 ZZ”, shtetasi Sulo Pajo, i cili eshtë  Sulo Pajo, bisedon në kamion me shtetasin Artur Sulaj, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje.

Artur Sulaj: Ja q* robt ky ora shtate o burre i dheut vari k...

Sulo Pajo: Ai tha në ora 6, per kete thu ti par te pa makinen!

Artur Sulaj: Sa u nisa 10 minuta jam a kokrra e legenit aaaee ke parasysh si ke bese mo ketij ky edhe mund te flasi te drejten, ky vetem rren o burre i dheut!

Sulo Pajo: Qerosi e?

Artur Sulaj: Ei o shok ne Turqi, o burre, arrite gelldap gjonat as sdo me dité kur u nise, kur ta gjesh ngarkesen o shok se skemi ca bojme jo sikur keto he arrite u nise…eshte shume e rehatshme vketej e ke punën sagliam.

Sulo Pajo: Ja këtu e shqipersie, kur futesh qe ike në turqi tani..

Artur Sulaj: Jo ste prek kush ne shqiperi!! E ca do tbojne!!

Sulo Pajo: Them qe thone iken ky shpesh here

Artur Sulaj: E pra ka ike ky dy here e se kane lujt skane ca i bojne pse ne Durress me hy skane ca te bajne vetem nese kane merak targén, kshu ste lun kush se ka shumë greku turqia ke parasysh!

Sulo Pajo: Pse s’kalon nga Kapshtica?

Artur Sulaj: Nuk len greku me kalu, me dale! Me hy po

Sulo Pajo: Prandaj ikën nga Kakavija ky?

Artur Sulaj: Pooo. 30 copa aty edhe 20 i zen?

Sulo Pajo: Poo.

Artur Sulaj: Pesëdhjetë, njëzet e pesë copa.

Sulo Pajo: Ke goxha hapësirë, merr me shume.

Ora 16:30
Përgjimet e reja nga trafikantët që nuk e japin 'mallin' pa marrë paratë: Të bjerë lekët pastaj të nxjerrim plaçkën!

1634825058_Pergjimetepoliciseilustruese.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni anti drogë që shkatërroi grupin kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Në një bisedë të realizuar në maj të vitit 2021 mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër person për të bërë shkëmbimin e mallit.

I paidentifikuar: Per sa Jeni gati? Mos u vono shume!
Shpëtim Pjeshka: Dhjetë minuta.
Artan Agalliu: Dhjetë minuta,
I paidentifikuar: Dhjetë minuta. ok te te sjell lekët që tani?
Artan Agalliu: Po silli.
I paidentifikuar: Ok!

Artan Agalliu: Zëre i çikë këtej, aty pooo! T’i japim një qese të madhe.
Shpëtim Pjeshka: Vije xhupin, mbylle derën, shiko aty, prandaj o do rrish ti përjashta o do rrish brenda!!
Artan Agalliu: (Nuk kuptohet nga zhurma)
Shpëtim Pjeshka: Epo të bjeri lekët pastaj ta nxjerrim atë plaçkën!
Artan Agalliu: Te dal përjashta unë të rri aty? Punon dot vetëm pastaj ti?
Shpëtim Pjeshka: Po punoj or punoj…ai shoku!
I paidentifikuar: Ke dyzet.
Artan Agalliu: Saaa?
I paidentifikuar: Dyzet.

Ora 16:21
"Ne lekët duam, s’më intereson ca binë ata të kuqe a të bardhë..." Bisedat e trafikantëve në kamion: Me i marr 10 kile për 2 mijë i thonë 20 mijë euro!

1687963156_Screenshot4.jpg

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në dosjen e siguruar nga Report TV shkruhet se dyshohet se Artur Sulaj arrinte të siguronte lëndën narkotike te llojit kokainë dhe heroinë në territorin e Shqipërisë dhe më pas organizonte trafikimin drejt vendeve të BE-së duke e realizuar transportin me kamionë.

Gjatë përgjimit ambiental në kamion që mban datë 1 qershor 2021 mes Sulo Pajo dhe Artur Sulajt flitet për drogën dhe se do të merrnin 20 mijë euro  

Artur Sulaj: Ska ndonjë metër ke dera? Që të kisha mat vendin  se  me i marr 10 kile  për 2 mijë euro i thone 20 mije euro o burre! A e ke parasysh moos!

Sulo Pajo: He?

...

Artur Sulaj: Eshte pa frike po mo nji 20 kilshe do ta marri kjo

Sulo Pajo: Do të nisesh në Turqi me këtë tani, me këtë?

Artur Sulaj: Pooo

Sulo Paja: Me të kuqe të tjerët e bien!

Artur Sulaj: Ne lekët duam, s’më intereson ca binë ata, lekë duam ne, po ndoshta është dhe e bardhë dimë gjë ne, se të bardhën po e çojnë ande jo të kuqen!

 Sulo Paja: E pra prandaj them! Po qe e bardhë e ka paketuar bukur

Artur Sulaj: E pra preciz paketimi, preciz  q*** robt
 

Ora 15:45
Dy çanta me 77 pako me kanabis çokollatë nga Vlora do çoheshin në Elbasan, si u arrestuan Endrit Bakiu dhe Fadjon Cami

1687960042_1612944006c7ea864a2e274d6d982d5433a24d74ff1.jpg

Zbulohen detaje nga operacioni i 9 shkurtit 2021 kur policia e Durrësit arrestoi Endrit Bakiun dhe Fadjon Camin ndërsa u sekuestruan 2 çanta me 30 kg kanabis në formë çokollate.  

Policia ishte vënë në ndjekje të makinës dhe e ndaloi në orën 15.45 minuta. Gjatë kontrollit u gjetën 5 aparate telefoni celular, dhe 3600 euro.

Droga, 77 paketime me forma dhe përmasa të ndryshme, të cilat pasi u peshuan rezultojnë të jenë 30.645 kg,  u gjet në një çantë ushqimore me ngjyrë të verdhe.

Sipas dosjes së siguruar nga Report TV, Endrit Bakiu dhe Fadjon Cami kanë udhëtuar drejt Vlorës, secili me makinë të veçantë, ku kanë marrë drogën në banesën e Sulo Pajos për ta trafikuar. Po në këtë datë Artur Sulaj komunikon me Endrit Bakiun dhe interesohet në lidhje me porosinë që do të dërgojë në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër.

Ora 15:17
'Të jap 1 mijë euro unë ty...' Përgjimet që çuan në pranga policin Kufitar të Shkodrës! Marash Gjoni fshehu telefonin e trafikantëve

Punonjësi i Policisë Kufitare në Shkodër, Marash Gjoni akuzohet se ka marrë ryshfet për të mbuluar aktivitetin e trafikantëve që bënin pjesë në grupin prej 21 personash të goditur nga SPAK.

Në faqen 58 të dosjes hetimore te siguruar nga Report TV thuhet se trafikanti Besnik Ruçi ka arritur në pikën kufitare të Muriqanit rreth ores 10.20 të datës 3 gusht 2021 dhe është ndaluar nga punonjësit për kontroll. Mbas verifikimit  fizik të automjetit është vendosur nga autoritetet që kamioni të kthehet në Portin e Durrësit për skanim.

Pas skanimit Besnik Ruçi ka komunikuar me punonjësin e policisë Mirash Gjoni, i cili ndodhej në brendësi të automjetit duke i kërkuar favore për fshehjen e aparatit telefonik të gjetur aty dhe një shumë parash. Efektivi Mirash Gjoni ka rënë dakord me këtë fakt dhe dyshohet se ka marrë një sasi parash dhe aparatin telefonik nga Besnik Ruçi në mënyrë që policia të mos ia sekuestronte për ta kontrolluar për biseda që mund ta komprometonin. Disa përgjime mes Besnik Ruçit dhe policit për kalimin e sasisë prej 14.7 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit janë parë me interes për hetuesit. Aty flitet për ryshfet dhe fshehje celulari. 

Mirash Gjoni: Hiqe numrin e telefonit.
Besnik Ruçi: Të jap 1 mijë euro unë ty, do vij ti marrë dikush tjetër.
Mirash Gjoni: Eiii… janë kamerat aty ë?!!!
Besnik Ruçi: Po ç’ke ti?
Mirash Gjoni: Ej, numrin, amunesh me ia çit numrin?
Besnik Ruçi: Shiko, do vij ta marri dikush. Do vij, telefonin ma flakë. 
Mirash Gjoni: Po, po.
Besnik Ruçi: Këtë ma mbaj, këtë telefon edhe ato lekët… do vij ti marr unë.
Mirash Gjoni: Sa lekë ke lan, e ki problem?
Besnik Ruçi: Dalin ato.
Mirash Gjoni: Mirash Gjoni emrin.
Besnik Ruçi: E di e di edhe numrin tënd.
Mirash Gjoni: Po i vë mbrapa në xhepin e cigares, po ndodhi gja i kam marr me ia dhan hallës. 

Polici Marash Gjoni i tregon detaje Ruçit edhe me tej për skanerin. 

Mirash Gjoni: As sa kile ke nuk e gjet....
Besnik Ruçi: Do tma hapin ato mu?
Mirash Gjoni: Normal...
Besnik Ruçi: Ka nxjerrë boshlliqe?
Mirash Gjoni: Ka nxjerrë një shenjë të zezë!

Tentativa për të kaluar lëndë narkotike është provuar sërish me përgjime dhe të përfshirë janë Artur Sulaj, Artan Agelliu, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, dhe persona të tjerë ende paidentifikuar. Kane organizuar sigurimin, magazinimin dhe tentativën per trafikim të kokainës.

Ora 14:07
Nga Durrësi në Milano, si u transportuan 21 kg kokainë, Artur Sulaj i tregoi shokëve se përgjogjeshin, I thanë "se rruj...' Detaje nga dosja e SPAK

1687947856_drog.jpg

Në nëntor 2021 po organizohej sigurimi dhe trafikimi i një sasie prej 21 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italise.  Në dosjen e siguruar nga Report TV zbulohet roli i Artur Sulaj, Arian Tola, Pirro Capi dhe Donaldo Marku.

Ndërsa persona të tjerë janë të përfshirë në këtë episod. Kokaina ka kaluar me kamion nga porti i Durrësit drejt Milanos.

Konkretisht nga hetimi ka rezultuar e provuar se në këtë episod, (si dhe provat e admnistruar nga provat e administruara nga Autoritetet Italiane ne kuader te Skuadrës së Përbashkët Hetimore), rezulton se nga data 03.11.2021 deri me date 16.11.2021, shtetasit Artur Sulaj, Arian Tola, Pirro Capi, dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë organizuar sigurimin, magazinimin, transportimin dhe trafikimin e një sasie prej rreth 21 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë nga Shqipëria drejt Italise. Keta shtetas kanë bashkëpunuar me njeri tjetrin për sigurimin, futjen në vendin e fshehtë në kamion dhe dorëzimin në Itali. Gjatë hetimeve ka rezultuar se kalimi i lëndës narkotike ështe bërë nga pika kufitare porti i Durresit duke përdorur kamionin me targa AB465EH i drejtuar nga shtetasi Artur Sulaj me destinacion qytetin e Milanos ne Itali. Nxjerrja e lëndës narkotike nga kamioni eshte bere nga shtetasit Arian Tola dhe Artur Sulaj në një parking në qytetin e Milanes dhe i është dorëzuar shtetasit Donaldo Marku, i cili mbasi ka marrë këtë lëndë narkotike, është ndaluar nga forcat e policisë.

Gjatë bisedave të përgjuara Artur Sulaj shoferi i kamionit me të cilën u transportua kokainë ishte në dijeni se telefonatat përgjoheshin dhe flet i shqetësuar me një Arian Tolën se bashkëpunëtorët po veprojnë pa u ruajtur dhe duke u mburrur.

"Biseda nr. 896, datë 16/11/2021, ora 12:23:00, automjeti me targë "AB 465 EH", shtetasi Artur Sulaj, i cili është folesi A, ne kamion bisedon me shtetasin Arian Tola, i cili eshte foléti B, biseda ka ketë përmbajtje:

(B). Me rob shpie si jevgjit jemi, me rob shpie, genthet ne telefon si trot k** aasa me u duke!!

(A); Ate hall kam une o burrë se keto flasin në tavolinë shumë!! Se rruj k** une se rruj k** unë, kur erdhi puna nigjo i thashë se po të përgjohet telefoni, ku e rruj k* unë tha une kam ike 30 vjet me telefon! E mire, erdhi pas ca ditësh tha ej tha si me ja bo, jo mo i thashe unë se se rruj k* njeri për telefonin, jo tha se po te pergjohet tha, e rrot k thathe vari k**, nuk janë muhabete keto jooo!!" shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV. 

Ora 13:02
Trafik droge nga Siria e Turqia në BE përmes Shqipërisë, GJKKO lë në arrest me burg 20 trafikantët

1687867469_droge.jpg

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 20 trafikantët e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Nga bregu në breg’, ku u zbulua sesi trafikohej heroinë dhe kanabis nga Turqia dhe Siria për në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë është lënë në arrest shtëpie Suela Sulaj.

Ora 12:36
"Çfarë janë këto pako? M*t, kam futur... Aloo, drejtor skaneri thotë 15 kile.. heroinë, heroinë.." Si policia zbuloi drogën në kamionin e Shpëtim Pjeshkës! Detaje nga dosja

1687952139_heroi.jpg

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Coast to Coast”, (Nga bregu ne breg) përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. 

Më 2 qershor 2021 në pikën doganore të Kakavijës Shpëtim Pjeshka arrestohet pasi në kamionin të cilën po e drejtonte u gjetën 15 kg kokainë.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shoferit të kamionit shtetasit Shpëtim Pjeshka, dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat
Polici 1: Ulu poshtë, ulu
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15...
Polici 1: Po mirë

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

C: Aloo, po drejtor, po, po, e markoj vetë skaneri me të kuqe, ky thotë 15 kile aty ku e markoj skaneri, ka bërë një modifikim të kruskotit, heroinë, heroinë, hajde rrofsh rrofsh

C: Sa kile janë?

A: 15 pra…

Pasdite, ora 17:18  Artur Sulaj shqetësohet pse Shpëtim Pjeshka nuk përgjigjej.  Ky i fundit ishte arrestuar nga policia. Pas kësaj kohe policia ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e tij deri në Durrës ku humbet nga vëzhgimi. Në orën 20:38 Artur Sulaj telefonohet nga bashkëshortja nëse do vonohet sepse po lexonte lajmet. Arturi shprehet i shqetësuar dhe i tregon se po kthehet. Në orën 20:53 edhe Edmond Kabashi telefonon Pjeshkën por sërish nuk përgjigjet.  

Heroina u fut në kamion nga Artur Sulaj, Pjeshka ishte transportuesi
Nga dosja hetimore mësohet se Artur Sulaj kishte siguruar 15 kg heroinë dhe një ditë më parë e kishte futur në kamionin me targa AA92322 në prani të shtetasi Sulo Pajo në një parking në afërsi të Vorës.

"Shtetasi Shpëtim Pjeshka është personi që do të kryente trafikimin e kesaj sasie narkotike drejt shtetit të Greqisë duke drejtuar kamionin me targa AA923ZZ dhe duke kaluar në pikën kufitare Kakavije. Mbasi Shpëtim Pjeshka do të arrinte në destinacion do të bënte shkarkimit të lëndës narkotike dhe do të udhëtonte drejt shtetit të Turqisë bashkë me shtetasin Edmond Kabashi, të cilin do t'a takonte në Selanik.

Me date 02.06.2021, rreth orës 13.54, shtetasi Shpëtim Pjeshka në drejtim të kamionit me targa AA9237Z, ka tentuar të kaloj në pikën Kufitare Kakavijë dhe është ndaluar nga punonjësit e policisë kufitare pasi kanë konstatuar sasinë prej 15 kilogram lëndë narkotike heroine.

Mbas konstatimit të lëndës narkotike nga policia shtetasi Artur Sulaj ka udhëtuar nga qyteti i Durrës drejt qytetit të Vorës, ku është takuar me shtetasin Jani Cavo tek hotel "...."

Mbasi kanë qëndruar për një periudhë në kafe shtetasi Artur Sulaj është larguar me automjetin e tij drejt qytetit të Durrësit, ndërsa shtetasi Jani Cavo është larguar me automjetin me targa AB707CF me drejtuese një femër e cila dyshohet të jetë shtetasja Sonila Sula. Pas ekspertimit rezultoi se lënda narkotike ishte heroinë" 

Skaneri
Pas skanimit të këtij mjeti, në pjesën e kroskotit ishte markuar nga skanimi nje pjesë në drejtim me timonin dhe sediljet me "Red".

Me tej nga efektivët e policisë kufitare është bëre kontrolli fizik i automjetit në brendësi të kabinës, ku në pjesën e markuar nga skaneri, u çmontuan vidat rreth pjeses kaucuke dhe u bë zhvendosja e asaj pjese te kroskotit. Pas zhvendosjes së kësaj pjese u konstatua se në atë pjesë të kroskotit kishte nderhyrje mekanike të cilat nuk ishin normale. Pasi u hoq kjo pjesë e kroskotit, u tërhoq një pjesë tjetër meshinë dhe nën të ishte e vendosur edhe një pjesë tjetër kaucuku e cila u hoq.

Në brendësi të saj u panë me sy te lire disa pako të mbështjella me ngjyrë të verdhë me një shirit të zi në mes të cilat u dyshuan se janë të mbushura me lende narkotike.

 Në vendin e modifikuar të kroskotit u gjend dhe u sekuestrua një sasi prej 30 (tridhjetë) pako të mbështjella me leter celefon transparent dhe ngjites natribani ngjyrë limoni ku në mes të tyre ka një shirit të zi, lënde të dyshuar narkotike

Po kështu shtetasit Shpëtim Pjeshka i janë sekuestruar një shume prej 2260 euro, dy telefona celulare Samsung dhe nje tablet që shërben si navigator.

Ora 12:32
E fshehën drogën në bombolë dhe tentuan ta kalojnë në Han të Hotit, kur policia e hapi ....' Me kamion do kalonin 18 kg heroinë nga Hani i Hotit! Detaje nga dosja

Në një tjetër episod të trafikimit të drogës, kësaj here personat e përfshirë tentojnë ta kalojnë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, me drejtues Sulo Pajon.

Në datën 26 qershor 2021, iu kontrollua kamioni në bazë të analizës së rriskut dhe janë konstatuar tre bombola me përmasa të mëdha, prej të cilave bombola e tretë në momentin e hapjes nuk ka nxjerrë ajër me presion, është proceduar me çmontimin e saj, ku ka rezultuar se në pjesën hyrëse të tubit janë konstatuar disa qese mbështjell me natriban, brenda të cilave gjendej pluhur me ngjyrë bezhë, me karakteristika dhe arome si ajo e heroinës.

Në këto kushte, është bërë shoqërimi Sulo Pajos. Qeset e mbështjella me natriban ishin në total 34 (tridhjetë e katër) copë, të cilat u peshuan në ambientet e DVP Shkodër dhe rezultuan me peshë 18.920 kg.

Sulo Pajo ndër të tjera deklaroi se lënda narkotike e gjetur në kamion nuk eshte e tija dhe se dyshon se ajo është vendosur nga persona i panjohur gjatë kohës që kamioni ka qenë i parkuar në Vlorë, në afërsi të burgut të ri në një distancë rreth 300-400 metra. Por, përtej të gjithave, provat dhe përgjimet telefonike dhe ambientale vërtetojnë se ai ka dijeni dhe se e ka përgatitur bashkë me Artur Sulajn.

Ne periudhën kohore nga data 23 qershor 2021 deri më 26 qershor 2021 dyshohet se Artur Sulaj dhe Sulo Pajo kanë futur lëndën narkotike në vendin e fshehtë në trupin e rimorkios së kamionit. Në fshatin Grile, Shkodër, përpara arritjes në pikën kufitare Sulo Pajo është takuar me Artur Sulajn i cili udhëtonte me automjet dhe mbas takimit ka vazhduar udhëtimin drejt pikës kufitare të Hani i Hotit. Në momentin e arritjes së pikën kufitare kamioni me targa dhe është vendosur kthimi për skanim në Portin e Durrësit.

Ora 12:14
"A e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë! S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq..." Biseda e përgjuar mes Sulo Pajos dhe Artur Sulajt! Dosja në dosjen "Coast to Coast"

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Coast to Coast”, përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Transporti i drogës bëhej me kamion, teksa përmes përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale janë arritur të finalizohen të gjitha episodet e këtij grupi kriminal.

Një bisedë tjetër është biseda që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj. Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankoheshin për kapacitetete e "punës" që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin. Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.

Artur Sulaj: Nuk di, hajde ti japim nja 2-3 duar të mira me atë "Ivecon". E blejmë dhe një makinë ne, e prap vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina. 
Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet
Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore "Daf" është i mirë, por edhe "Scania" nuk është e keqe
Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi "Skania" nuk bëhet
Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh
Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim
Artur Sulaj:  Vk, s'kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.
Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri posht
Artur Sulaj: Nga ku?
Sulo Pajo: Nga Turqia
Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë. S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t'ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi qç ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s'e ke plot.
Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.

Ora 12:04
'Vezë.. Këto janë 100 kile?!...' Report TV zbardh përgjimet e dosjes "Coast to Coast, Shpëtim Pjeshka tenton të kalojë kamionin me heroinë! Biseda me policët

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar "Nga bregu në breg", teksa këtë të mërkurë, 28 qershor, përpara Gjykatës së Posaçme njihen me masën e sigurisë 20 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s'ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr... po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur
Polici 1: M*t???
Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!
Polici 2: O Nadir, prangat, prangat
Polici 1: Ulu poshtë, ulu
Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë
Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15...
Polici 1: Po mirë

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si "Polici 2"), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 29/06/2023 11:44

    po te hyjne operatore turizmi serioze ne treg nuk kemi pse te degjojme me palacolleqe te tilla trimash kanabisi e thene ndryshe pse kroati te bo zbor lexova, sepse i ka rregulluar me kushte te ashpra aktet e shitblerjes se mjeteve lundruese edhe ato per private te apasionuar qe duhet te kene te pakten nje vile ne bregdet teper luksoze te perfitojne nje license te tille, them si edhe kudo ne bote pa perjashtuar as Ameriken dhe Australine. Kjo qasje ndiq kriminelin kur krimineli shet pa kufizim gomone dhe motore uji kujt ti dale perpara eshte e demshme ne turizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur