Tabaku akuza PS: Parti-shtet, kërkon të marrë funksionet e parlamentit për të krijuar mburojë politike ndaj institucioneve të drejtësisë

TIRANË- Deputeja Jorida Tabaku e konsideron projekt për të suprimuar punën e Kuvendit të dhe Komisioneve Parlamentare dhe që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, planin e mazhorancës për grup pune për monitorimin e punës së institucioneve të pavarura. Tabaku thotë se kjo është një përpjekje e qartë e një partie shtet.

"Ngritja e grupeve të punës së një partie për të kryer punën që sot kryejnë komisionet parlamentare dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit është një përpjekje e qartë e shtrembërimit të një demokracie institucionale në një pushtet parti-shtet. Praktikisht një shpërbërje e çdo institucioni dhe çdo shtylle që mban në këmbë parimin e shkëputjes së shtetit nga diktati i Partisë. Ngritja e grupeve të punës përmes një vendimi të brendshëm të mazhorancës gjoja për të kontrolluar eficencën e zbatimit të kushteve dhe kritereve të procesit të integrimit është një fasadë për të arritur në fund mbikqyrjen dhe kontrollin e SPAK.

E gjithë kjo përpjekje për të kontrolluar drejtësinë dhe institucionin e hetimit vjen kur në sytë të qytetarëve SPAK po vazhdon të hetojë për Aferën 430 mln euro të inceneratorëve. Në një aferë ku sa më shumë gërmohen inceneratorët aq më qartazi dalin fytyrat e kryebashkiakëve dhe deputetëve të mazhorancës.

Veprimet e njëanshme të mazhorancës socialiste janë një përpjekje e qartë për të zeruar gjithë këtë mund dhe përpjekje. Në një tentativë realisht antikushtetuese dhe antishqiptare për të shpërbërë një reformë të mundimshme duke përdorur gjoja mekanizma ligjorë jo për të forcuar rolin e kuvendit por për të shkatërruar demokracinë parlamentare dhe për të ndërtuar demokracinë popullore socialiste të vendit. Ka ardhur koha të reagojmë! Ka ardhur koha të mbrojmë demokracinë tonë sado e brishtë ajo qoftë!”- u shpreh Tabaku.

Sipas saj, me propozimet e saj sa i takon Kodit të Ri penal, PS po kërkon të krijojë një mburojë politike ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Ashtu si të gjithë e kemi patrë Këshilli Kombëtar i Integrimit ka në përbërje të tij kolegë nga të gjithë partitë politike dhe të institucioneve të vendit, të njëjtën të drejtë deputetët e kanë edhe në komisionet parlamentare. Duke pasur parasysh këtë panoramë dhe duke sjellë në konsideratë edhe faktin që gjithë institucionet e drejtësisë raportojnë të paktën një herë në parlament ngrihet pyetje pse PS po kërkon të kontrollojë veprimtarinë e këtyre institucioneve. Kjo duket si mburojë politike nga institucionet e drejtësisë, sot vjen me një proppozim për të dekriminalizuar abuzimin me detyrën. Sot duan të imponojnë kontrollin mbi këto institucione jo-politike”- tha Tabaku.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku sa i takon përgjegjësisë që duhet të marrë opozita lidhur me zhvillimet politike, deputetja Tabaku tha se duhej që deputetët opozitarë të bashkërendojnë punën e tyre me anë të institucioneve përkatëse. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja