Tabaku akuza Spiropalit: Ja si u pasurua vëllai jot

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku doli sot në një deklaratë për shtyp ku akuzoi Ministren e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali Spiropali se ka favorizuar të vëllain për përfitimin e tenderave të paligjshëm.

Sipas saj bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë tendera vëllait të saj ndërkohë që paraqiti dhe një skemë me tenderat që figurojnë të përfituar nga kompania e Enkli Spiropalit. 

Ajo tha se këto janë afera të pastra korruptive dhe shtoi se nëse do të ndjekim paratë do të zbulojmë dhe skema të reja të aferave të ministres së qeverisë.

Tabaku e përmbylli fjalën e saj me një thirrje për protestën e opozitës e cila do të vijojë këtë të enjte.

Deklarata e plote e Tabakut

"Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.

Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldnews ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë

para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.

Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë.

Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.

Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldnews, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.

Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.

Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhershëm i Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin.

Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.

Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!

Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por për të shërbyer", perfundoi Tabaku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë