TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parrë arrestimin në Itali, të ish-kryebashkiakut të tij, Agim Kajmaku për trafik doge. Për Ramën, fakti që një ish-zyrtar i lartë po arrestohet është një tregues se si po funksionon Reforma në Drejtësi, e se askush nuk është i privilegjuar.
" Nëse sot ka ish-ministra apo deputet, apo kryetar Bashkia të lidhur me partinë në pushtet që janë duart e drejtësisë kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi, rezultat i kërkuar me këmbëngulje nga ne, jo prej jush, kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju", tha Rama ndër të tjera.
![]()
Kjo përgjigje erdhi pas akuzave të deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Kjo e fundit, nga Foltorja e Kuvendit, Tabaku ironizoi konferencën anti-korrupsion të qeverisë duke hequr një paralele me arrestimin e Kajmakut, teksa nuk i kurseu ironitë.
"Kisha Kajmakun kundërshtar në zgjedhje, ai që nuk verifikohet për asnjë gjobë, ai simbol i punës së kësaj, ai kajmakët e tjerë, gjalpat, gjizat si i quani, kjo është farsa e kësaj qeverie. (...)politikën e ditës, bëje me vendimet e tyre, me mënyrën se si ke fituar pushtetin, e me kajmakët, gjizën e gjalpët me radhë", tha Tabaku.
Debatit që u zhvendos nga rritja e çmimeve të korrupsioni, u bë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili 'sfidoi' Ramën që të flasë për 'Non Gratat' e partisë së tij dhe jo të PD-së.
"Bëhu burrë njëherë, fol për Non Grata e tua, i ke me shumicë në grupin tënde", tha Alibeaj.
Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.
Deputeti i PD, Flamur Noka iu përgjigj kryeministri Edi Rama për antikorrupsionin duke e krahasuar me organizatë terroriste ISIS.
"Që kryeministri dhe kjo qeveri të mbajë flamurin e antikorrupsionit, është si të shohim ISIS që mban flamurin e luftës kundër terrorizmit. Të kursejmë këto fjalime bajate. Respektoni opozitën se e kanë zgjedhur demokratët. Tangot që ka qejf Rama t’i kërcejë shpesh ka vende të tjera, jo këtu në parlament", tha Noka.
Deputeti Demokrat, Enkelejd Alibeaj i kundërpërgjigjet Edi Ramës për Agim Kajmakun.
"Ne me domatet do merremi, ti merresh me lulet e Kajmakut. Bëhu burrë njëherë, fol për Non Grata e tua, i ke me shumicë në grupin tënde, gjysmë zëri nuk nxjerr për raportin e DASH, por jo vetëm kaq del e i mbron, Kujto se c'ke thënë një vit më parë. Bëhu burrë dhe mos i ul poturet para tyre, ende vazhdon në sirtarët e këtij parlamenti, vettingu për politikën, ke ti fuqi për ta bërë. Lista e pritjes duket që e ke të gjatë, për këtë merakosu ti", tha Alibeaj.

