Deputetja demokrate Jorida Tabaku kundërshtoi ndryshimin e rendit të ditës, ku më kërkes ëtë PS u hoq projektligji për “shoqëritë europiane”. Opozita u ankua se Kuvendi nuk fut në rend dite kërkesat e saj, për të diskutuar për protestën. Sipas Tabakut, nuk mund të ketë dy standarde për integrimin europian.

“Ligji i investimeve strategjike për disa nga deputetë është i ri, disa nga ne kanë 10 vite që e kundërshtojnë. Kërkesat tona për shfuqizim shkuan në vesh të shurdhër, ka shpërndarë rreth 80 projekte, 70 për dhënie leje turizmi, ka tërhequr vetëm një investim të huaj. Vetëm ndarje favoresh. Në 2022, ne emër të grupit të PD solla propozim për ta pezulluar atë ligj, sepse shoqëria s’ka përse ti ndajë aeroporti e portet sikur të jenë të nënës e të babës. Është betejë e gjatë, s’mund të ketë dy standarde e duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por jo për investimet strategjike apo zonave të mbrojtura. Ose ka një proces integrimi me vullnet të plotë, ose këto gënjeshtra për qytetarët nuk mund të ketë”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Pasi deputetët i dolën kundër, Berisha ndërpret bojkotin! PD: Kërkesat e protestuesve ‘peng’ në Kuvend! PS: Dialog me flamingot dhe jo sorrat, ligj i ri për investimet strategjike