Investitorët strategjikë dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit, PD paraqet propozime për dy projektligjet: Të vendosen kritere të reja për ndërtuesit

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi sot mbledhjen ku u diskutuan propozimet e bëra nga deputetja e PD, Jorida Tabaku mbi dy projektligjet, të ‘investorëve strategjikë’ dhe të planifikimit dhe zhvillimit të territorit në Shqëipëri.

Tabaku kërkoi pezullimin e projektligjit për Investitorët Strategjikë, duke argumentuar se një grup i vogël personash kanë përfituar nga ky ligj dhe se nuk kanë sjellë përfitime për ekonominë e vendit. Ajo u shpreh se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona që njihen si oligarkë rusë.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme. Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”- u shpreh Tabaku.

Nga ana tjetër zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia tha se po hartohej ligji i ri për investimet strategjike që sipas tij do të sjellë bashkimin me ligjin për investimet e huaja. Ai shtoi se propozimi i Tabakut për pezullimin e këtij projektligji është i panevojshëm pasi ligji ka dhënë siguri ligjore për investitorët.

“Propozimi i bërë në kundër kohë, është një proces që po bëhet dhe është i panevojshëm. Besoj që në pjesën politike, ligji ka qenë efikas. Investimet me kapital të huaj 2 mld euro janë investimi i fundit strategjik.  Alabbar kur erdhi këtu u anatemua si investitorë jo serioz. Ky ligj ka vërtetuar që u ka dhënë sigurinë ligjore disa investitorëve. Ligji i ri i shkrin të dyja, si për investimet e huaja dhe investimet strategjike dhe do  ishte pa vlerë vijimi i këtij diskutimi”-tha Kadia.

Ndërsa në fund të diskutimeve për këtë projektligj, kreu i komisionit, deputeti i PS, Arben Pëllumbi tha se edhe mazhoranca bie dakord se ligji për investitorët strategjikë nuk duhet të jetë i përhershëm por shtoi se përfundimi i afatit për fuqinë e këtij ligji është përcaktuar në fund të këtij viti.

Diskutime u zhvilluan edhe për propozimet e Tabakut mbi ndryshime në projektligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit të vendit. Deputetët opozitarë thanë se ndërtimet e bëra në vend ishin bërë sektor ku interesat kriminalë kanë ndërhyrë.

Tabaku tha se duhet të ketë instrumente më efikasë për hetimin e personave të cilët marrin leje ndërtimi, apo koncesione duke nisur nga 3 pika, burimet për financimin e ndërtimit, raport të detajuar të të ardhurave të ndërtuesit dhe vlerën që do të investojë subjekti së bashku me kredinë që do të marrë nga banka.

"Ne kemi propozuar 3 ndryshime: burimet e financimit, 2 elementë kontrollues shtojmë këtu një burimi të financimit në momentin kur aplikohet për leje ndërtimi. Subjekti duhet të sjell një raport të të detajuar të të ardhurave. Sa do mbulohet nga kompania, sa nga kleringu, sa nga kredia..etj. Elemetni i dytë, pas përfundimit të ndërtimit të objektit kërkohet që të paraqitet një raport i detajuar që od jetë objekt i organieve tatimore. Për çdo gjë shtesë duhet të jetë object i ligjit antimafia. Ligji antimafia nuk është përdorur nga qeveria. Sektori ndërtimi është penetruar nga interesat kriminalë"-tha Tabaku.

Deputetët e tjerë të PD-së, mbështetën propozimin e Tabakut, duke argumentuar se sipas tyre elementë kriminalë kanë hyrë në sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e pista të përfituara na veprimtari kriminale.

Në 8 dhjetor të vitit 2022, Tabaku prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë një paketë propozimesh për ndryshime ligjore, duke u fokusuar në luftën ndaj korrupsionit. Propozimet janë ende në nivelin e diskutimeve në komisionet parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Paratë e pista përmes ndërtimit, Tabaku: Të vendosim ‘në lupë’ ndërtuesit! Duraj: Ka organe që hetojnë, propozimet penalizojnë zonat rurale

 

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese po diskutohet edhe nisma e dytë e deputetes Jorida Tabaku për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në Shqipëri. Tabaku tha se duhet të ketë disa ndryshime në ligj ku sbujektet që kanë në plan të ndërtojnë, duhet të tregojnë vlerën e investuar nga ta dhe vlerën që mund ta marrin me kredi.

Ajo tha se ka kompani që marrin koncesione publike edhe pse nuk kanë asnjë lloj kapaciteti financiar si në rastin e inceneratorit të Fierit. Ajo tha se në sektorin e ndërtimit, kanë ndërhyrë interesa kriminale.

"Ne kemi propozuar 3 ndryshime: burimet e financimit, 2 elementë kontrollus shtojmë këtu. Një burimi finacnimit në momentin kur aplikohet për leje ndërtimi. Subjekti duhet të sjell një raport të të detajuar të të ardhurave. Sa do mbulohet nga kompania, sa nga kleringu, sa nga kredia..etj. Elemetni i dytë, pas përfundimit të ndërtimit të objektit kërkohet që të paraqitet një raport i detajuar që od jetë objekt i organieve tatimore… Për çdo gjë shtesë duhet të jetë object i ligjit antimafia. Ligji antimafia nuk është përdorur nga qeveria. Sektori ndërtimi është penetruar nga interesat kriminalë"-tha Tabaku.

Ndërsa relatori i këtij komisioni, Laert Duraj tha se propozimet e bëra nga Tabaku nuk mund të realizoheshin brenda afateve të caktuara. Më tej shtoi se ndryshimet mund të sillnin komplikime në zonat rurale sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Ligji sipas Tabakut të ketë efektë dhe për kërkeat e mëhershme. Edhe nëse do ishim dakortë me këtë vetim të ndërtimit, përsëri afatet do ishin shumë të diskutueshme. Koha e afatit do ishte e mjaftueshme që subjektet dhe personat e përfshirë do ishin të qartë se për cilin filtër do kalonin. Ka mjaftueshëm organe në Shqipëri të vlerësuar dhe hetuar pastrimin e parave se kur ndodh. Për zonat rurale vendosja e një ligji të tillë do ta komplikonte më shumë situatën”- tha Duraj.

Ora 11:21
Zv.ministri i Financave: Po bëjmë ligjin e ri për investimet strategjike, shkrihet në një me atë për investimet e huaja në vend

 

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha se po hartohet ligji i ri për investimet strategjike që sipas tij do të bashkohet në një me ligjin për investimet e huaja.

Ai tha se kërkesa e Tabakut për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, është e panevojshme.

“Diskutimi që ju thatë, ligji i ri në proces hartimi. Propozimi i bërë në kundër kohë, është një procces që po bëhet dhe është i panevojshëm. Besoj që në pjesën politike, lgiji ka qenë efikas. Investimet me kapital të huaj 2 mld euro investimi i fundit strategjik.  Alabbar kur erdhi këtu u anatemua si investitorë jo serioz. Ky ligj ka vërtetuar që u ka dhënë sigurinë ligjore disa investitorëve. Ligji i ri i shkrin të dyja, si për investimet e huaja dhe investimet strategjike dhe do  ishte pa vlerë vijimi i këtij diskutimi”-tha Kadia.

Ora 10:53
Baçi për ligjin e shpronësimeve me interes publik: Është kthyer në ligj hajdutësh! Qytetarëve u merret prona me aq lekë sa do qeveria më pas hidhen në rrugë

Teksa tha se qeveria nuk do pranojë shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, deputeti Luan Boçi tha duhen bërë ndryshime edhe në ligjin për shpronësimeve për shkak së është kthyer në problem për qytetarët. Sipas tij, ligji për shpronësimet publike, po përdoret për t'u marrë pronën qytetarëve kundrejt një shume më të vogël sesa gjysma që mund të ketë në treg. 

“Pa mbaruar planin e tyre për të marrë çdo gjë që u duhet nuk mund ta ndërpresin këtë ligj. Ky ligj kontestohet fuqishëm nga qytetarët shqiptarë sepse nuk janë budallenj që të mos shohin se kush janë investitorët strategjikë, shpesh herë na dalin emra shumë të njohur politikë të mazhorancës. Por edhe ata që janë të panjohur, kanë një suport. Është edhe në të mirën tuaj që të paktën të shikoni edhe për ndryshime. Madje nuk është vetëm ky ligj por edhe ai i shpronësimeve me interes publik që shpesh herë është kthyer në ligj hajdutësh. Ua merrni pronën qytetarëve, me aq lekë sa doni ju, i nxirrni në rrugë, u jepni lekë as sa gjysma e vlerës së tregut”-u shpreh Baçi.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja