Në një deklaratë të dhënë përpara nisjes së seancës plenare, deputetja e PD Jorida Tabaku ka kundërshtuar ligjin për Portet Turistike.
Tabaku tha se i ka dorëzuar një shkresë Parlamentit Europian ku i njofton se “ligji për portet turistike, ndryshimi i fundit që vjen në Parlament, është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe të 3 kapitujve të legjislacionit të BE-së. 5, 8, dhe 14. Nuk është gjë e re që ligjet që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë janë me porosi, që mbrojnë interesat e veçanta, por ky është i 18-ti në radhën e ligjeve që vijnë me porosi.”
Deputetja demokrate shtoi se këtu bëhet fjalë për një model qeverisje “që i ndan pronat publike sikur i kanë të nënës e të babës” që sipas saj po e varfëron vendin dhe që sipas saj reflekton mënyrën si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit.
Lajmi kryesor:
LIVE - Kuvend/ Blegtorët drejt falimentimit, Braçe interpelancë me ministrin e Bujqësisë! Deputeti socialist mbërrin me qese perimesh në duar (Rendi i ditës)










