Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët

Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, doli sot në një konferencë për mediat, ku ngriti të gjitha shqetësimet e Progres-Raportit të dorëzuar nga BE për Shqipërinë, por ku dha shpjegime edhe për mosvotimin e deklaratës së përbashkët për asociim-stabilizimin, në takimin e 18-të mes palëve të eurodeputetëve të PE-së dhe partive të mëdha politike në vend.

Një ditë pasi mori progres-raportin nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Tabaku shpjegoi se opozita është mënjanuar plotësisht nga mazhoranca, kurse shqetësimet e ngritura prej saj dhe për të cilat proteston, janë të përfshira edhe në Progres-Raport.

“Në progresraport renditen të njëjtat shqetësime që kemi prezantuar edhe ne. Situata e përkeqësuar e investimeve, ligjit, problemet e drejtësisë ato ekonomike. Tregu dhe ekonomia e  kapur nga interesa private. Korrupsioni dhe kapja e tregut minon zhvillimet, shqetësime për koncesionet publike për një grup të caktuar. Sulmet ndaj mediave, shpërdorimi burimeve natyrore si energjia, adminuistrata publike që ka pasur përkeqësim dhe regres. Këto që ndodhen në Progres-Raport janë të gjitha elementë që kemi ngritur shqetësimin në kohë dhe kemi protestuar”, tha Tabaku para gazetarëve.

Ajo kërkoi që shqetësimet të merreshin parasysh, pasi “ka nevojë për proces integrimi të shqiptarëve dhe Raporti të lexohet ashtu siç është shkruar”.

E pyetur për raportet me Parlamentin dhe deklaratën e kryeparlamentares Elisa Spiropali se është gati të ulet në tryezë, por jo nëpërmjet dhunës, Tabaku u përgjigj:

“Spiropali të marrë listën dhe të fillojë me reflektim. Ta nisi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, a e bën dot mazhoranca, për këtë proteston opozita. Qeveria teknike, a e bën dot mazhoranca? Ka dhe shqetësime të tjera, si ai për zgjedhjet e lira. A protestuam për komisionet hetimore për 6 muaj? Opozita e ka kryer detyrën e saj, por a e kryen qeveria? Parlamenti është bërë si kalim me pengesa. A është Parlament normal ky? Rregullorja e re e Parlamentit është e njëanshme, ne e kemi denoncuar. Ta nisë nga kjo rregullore e njëanshme mazhoranca”.

Shpjegime deputetja dha edhe për çështjen e takimit të 18-të KE-Shqipëri, ku nuk u votua deklarata e përbashkët mes palëve, pasi Opozita refuzoi dhe u kritikua hapur nga eurodeputetët e delegacionit të asociim-stabilizimit, që i tërhoqën vëmendjen se “vota kundër ishte mesazh i gabuar për BE-në”.

“Deklarata e përbashkët nuk u votua, sepse palët ulen e diskutojnë për shqetësimet dhe ne u vumë para një deklarate që kishte vetëm vlerësime dhe kur nuk merren parasysh ato që themi ne ka mospërfshirje. U prezantuan amendamentet nga palët. 36 amenadamente hodhi poshtë PS-ja nga tonat. Por a ka ndonjë shqetësim që ia vlen? Marrim një shembull. Flasim për legjislacionet e ndërhyrjeve të huaja, si ato ruse, ose rasti Deripaska, që mos përsëriten në të ardhmen. Qeveria mori përsipër para BE se do e bënte, por a është bërë? Këtë kemi kërkuar edhe ne. Pa përmendur çështjet e tjera si reforma në drejtësi”, tha Tabaku.

Ajo këmbënguli se mosvotimi i deklaratës së përbashkët erdhi pikërisht nga njëanshmëria e PS në takim.

“Vota kundër 36 herë e mazhorancës ndaj opozitës solli mosdakordësinë e deklaratës së përbashkët, mosvotimin e saj. U pranua vetëm një amendament. Kjo nuk është normale dhe këtu nuk ka gjithëpërfshirje palësh. Raporti i Komisionit del i mirë, i opozitës del i keq, kur shqetësimet e ngritura janë të njëjta. Janë të reflektuara në progres-raport. Kjo e imponon opozitën të përdori të gjitha format e protestës”, u shpreh ajo.

Teksa nuk la pa përmendur edhe përkeqësimin në fushën e lirisë së mediave, ku nënvizoi:

“Fusha e medias është fusha me progresin më të keq në raport. Ka pasur shumë raste dhe përkeqësim, nuk ka miratuar legjislacionin për median. Analizë e plotë për të gjithë ligjin për mediat. Kritike për të dyja palët. Ndikimi që ka politika në media, liria e shprehjes, aksesi politikës në media dhe ne kemi një plan pune që do e konsultojmë edhe me mediat në kohë dhe do e rregullojmë”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 01/11/2024 11:54

    Kerkesat tuaja jane assurde moj laraske qe kalon hu me hu , ju jeni antishqiptar prandaj nuk e formose sepse ju dalin vjedhjet qe keni bere do kalojne ne site te gjitha pasurite e deputeteve .po te vjen radha moj badge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, shifrat e sondazheve të fundit të garës Harris-Trump! Avantazhet dhe shtetet kyçe

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, shifrat e sondazheve të fundit të garës Harris-Trump! Avantazhet dhe shtetet kyçe