Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se kompania ‘KAYO’ tregoi se në Shqipëri mënyra e vetme për të bërë biznes është të njohësh kryeministrin Edi Rama.

Teksa tha se shumë familje sot janë në krizë ekonomike, Tabaku shtoi se asetet publike ‘ndodhen nën sulm nga modeli KAYO dhe modele të tjera të ngjashme.’

“Dje ishte një ditë e trishtë për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Sot ndodhemi në një moment që qytetarët shqiptarë kanë mbi 100 ditë që janë në protestë. Ata nuk janë dakord me mënyrën sesi po qeveriset vendi. Kur shqiptarët kaën ngritur zërin ndaj këtij sistemi, ndaj mënyrës sesi ndahen asetet publike, bëhet publik një skandal i radhës, ose një sekret publik i radhës, siç është ai i KAYO-s.

KAYO tregoi se në Shqipëri nuk ka rëndësi sesa eksperiencë ke, sesi bën biznes, sesa ke investuar, por duhet të njohësh vetëm një njeri, Edi Ramën, për të bërë biznes, për të marrë një kontratë publike dhe për të ecur përpara. Asetet publike ndodhen sot nën sulm nga modeli KAYO dhe modele të tjera të ngjashme.

Ndërkohë që një familje mezi numëron lekët për qiranë, për naftën, paratë e taksave përdoren sot plotë 34 milionë në mënyrë jo-transparente, duke shkuar vetëm në 4 kompani që sot pretendohet që po zhvillojnë industrinë tonë të mbrojtjes”, tha mes të tjerash Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi! S'ka komision hetimor për 'Kayo'