Tabaku: Rama sjell arkitektë dhe
harron se Tirana ka një Plan Urban

Tabaku: Rama sjell arkitektë dhe<br />harron se Tirana ka një Plan Urban
TIRANË - Ka reaguar në Facebook, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku mbi aktivitetin e nismuar nga PS, për të sjellë 50 arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë nga gjithë bota për të marrë pjesë në Konferencën me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht 2013. 

"Rama paskësh ftuar sot arkitektë e urbanistë për të parë pikat historike të Tiranës, që për 11 vite nuk i dinin ku ishin dhe për të sugjeruar planin për zhvillimin. Z. Rama harron që Tirana e ka një Plan Urban të miratuar, një plan që nuk arriti t'ia japë qytetit për 11 vite dhe më në fund vjet u bë realitet një plan, që qytetarët e Tiranës më në fund po fillojnë ta zbatojne dhe një mundësi për të zhvilluar pronat në mënyrë të barabartë e jo klienteliste!", komenton Tabaku.

JORIDA TABAKU
(Në foto: Komenti i Jorida Tabakut në Facebook).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon