Foto: Jorida Tabaku
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama nga Rinasi pas hetimeve të SPAK për ish kreun e SHISH ka reaguar në një postim në X.
Sipas saj Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve që besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe besojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre.
“Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”; ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, shkruan Tabaku në X.
Lajmi kryesor:
‘Xing’ në Rinas! Rama vjen nga SHBA, Berisha për Strasburg! Mesazhi për ‘SHISH’? Opozita njëzëri: Kryeministri të dorëhiqet











