TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka risjellë sërish në vëmendje paqen fiskale, një nismë që parashikon negocim të fitimit mes bizneset dhe administratës tatimore. Në një postim në rrjetet sociale Tabaku shkruan se pavarësisht se ministri i Financave e premtoi publikisht, ende nuk e ka bërë publike listën me emrat e përfituesve nga paqja fiskale.
Tabaku thotë se sekreti tatimor nuk mund të përdoret si pretekst për të fshehur të vërtetën, duke theksuar se çdo shqiptar ka të drejtë të dijë se kush përfiton nga paqja fiskale.
“Fundi i vitit po vjen dhe Ministria e Financave ende nuk ka kthyer përgjigje për përfituesit e Amnistisë Fiskale. Kjo, pavarësisht se ministri i Financave e premtoi publikisht në Kuvend. Sot na thuhet se detyrimet e kompanive janë sekret. Por kjo nuk është e vërtetë. Më 4 prill 2024, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi Tatimet dhe i detyroi të bëjnë publike detyrimet tatimore të një kompanie, duke vendosur qartë se interesi publik prevalon mbi justifikimet administrative.
Ky është një precedent i qartë dhe pa ekuivok. Sekreti tatimor nuk mund të përdoret për të fshehur të vërtetën. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush përfiton nga Amnistia Fiskale. Sidomos sot, kur kemi parë se si politika shtetërore është drejtuar në hije, larg institucioneve, nga zyra private dhe interesa të errëta. Transparenca nuk është zgjedhje. Është detyrim”, shkruan Tabaku.
Si funksionon paqja fiskale?
Kjo nismë parashikon negocim të fitimit mes bizneset dhe administratës tatimore. Mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%, nga 15% që është tatimi aktualisht mbi fitimin.
Gjithashtu kush hyn në marrëveshje ka të drejtë të korrigjojë pasqyrat financiare të 5 viteve të mëparshme, duke rritur deklarimet deri në 30%, të cilat i nënshtrohen një tatimi me 5%, nga norma prej 15 %. Pra nëse në vitin 2022, një biznes ka deklaruar 200 mijë euro të ardhura, ai do të mund të ndryshojë pasqyrën financiare, dhe ta rrisë deklarimin deri në 60 mijë euro, kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5%.
Komente












Ju si opozitare dhedeputete( qe ka detyrimin ligjor ministria e financave te tregoje listen e bisneseve qe perfitojne nga paqa fiskale duhet te ja tregoni publikut,ndryshe shqiptaret nuk ju besojne si me Saliun qe rren nga mjesi ne dark
Përgjigju