Tabaku: Sot Rama dështoi, mbrojti korrupsionin për 10 orë dhe hoqi përgjegjësitë nga vetja

Jorida Tabaku thotë se Edi Rama për 10 orë mbrojti korrupsionin dhe hoqi përgjegjësinë e tij nga vetja

“Sot ishte dëshmia e fundit e komisionit hetimor për inceneratorët, për tre impiantin e mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier që i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milion Euro. Ajo që dëgjuam për 10 orët e fundit ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, e justifikonte korrupsionin, hiqte përgjegjësin e tij nga korrupsioni, ia linte të tjerëve korrupsionin, por ajo që nuk arritën Shqiptarët të dëgjonin ishte se si ka mundësi që tre persona në kërkim janë sot duke marrë edhe sot e kësaj dite para nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni hetimor i ka bëre një nder të madh publikut duke bëre transparente faktet duke vendosur përpara gjithë qytetarëve me zë dhe me figurë, me zërin e Administratorëve të kompanisë por edhe përfaqësues zyrtar, ministrave, dhe kujtdo tjetër atë që ka ndodhur me aferën e tre inceneratorëve. Sot z. Rama dështoj të thoshte se ku kanë shkuar 100milion që janë paguar këto iniciator. Sot z. Rama dështoj që të thoshte se si ka mundësi që një kontratë ti jepet një kompanie pa asnjë eksperiencë, me persona që nuk kanë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve, me asnjë kapital bankar, me lidhje me të paktën me dy prej ministrave të tij. Në shkelje të ligjit të këtij shtetit duke injoruar me një arrogancë të plotë çdo ligj, kushtetutën dhe çdo procedurë zyrtare dhe sigurisht refuzoj si gjithmonë të thotë të vërteten, bëri mbrojtjen më të mirë politike, publike, për ato që sot janë në kërkim. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri tjetër. Komisioni provat i ka, i ka administruar, dëshmitë i ka administruar, e ka parë se si janë përdorur fondet e buxhetit të shtetit. E ka parë që këto inceneratorë dhe sot që flasim nuk funksionojnë, por çudia më e madhe është se si mundet një kryeministër i një vendi që ka dy ministra sot përpara drejtësisë, të vazhdojë e të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Unë nuk arrita dot që të marrë përgjigje për këtë. Në çdo vend normal kryeministri duhej të ishte dorëhequr”, tha Tabaku.

 


Lajmi kryesor:

10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh! Tabaku: Ka 2 ministra në burg dhe ndihet krenar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja