Tabaku: Veliaj i rriti çmimin e ujit qytetarëve dhe i premtoi 24 orë ujë në 2017-n, sot kërkon 80 mln euro për të njëjtin premtim! Rama i kërkon ta ftojë në shtëpi

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku foli në Kuvend për marrëveshjen për një investim për ujësjellësin e Tiranës. Ajo tha se kryebashkiaku kërkon borxh për të realizuar një premtim që ia dha qytetarëve të Tiranës në 2017-n.

“Ja disa nga elementët kryesorë që lidhen me ujësjellës.  Në 2017-n Veliaj tha se do të rrisim me 44% tarifa dhe Tirana pas 5 vitesh Tirana do të ketë ujë 24 orë. Por në fakt ç’ka ndodhur sot? Nga institucionet thuhet se në 2017 ka qenë rreth 11 orë ndërsa tani ka shkuar pak mbi 13 orë. Ujësjellës Kanalizimet janë institucioni më i shtrenjtë për punonjësit, 1200 punonjës, me normën më të lartë të shkarkimeve nga puna. Tani na thonë se do të marrim një kredi 80 milionë euro për të bërë atë që Veliaj premtoi para 5 viteve dhe që mori fondet e qytetarëve të Tiranës. Ne në PD nuk jemi mirë, nuk jemi shumë të fortë,  por guximin për t’i thënë gjërat në sy nuk na mungojnë.  Para pak ditësh u miratua këtu edhe raporti i ERRE që thoshte për një rritje tjetër të çmimit të ujit”, tha Tabaku, duke nënvizuar se uji në Tiranë nuk pihet.

Ishte Kryeministri Rama ai që iu përgjigj menjëherë.

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma sepse mund të helmohet, meqë si dëshmitarë i Tabakut e ndjej për detyrë sot me t'u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm nëse Tabaku do më presë në shtëpi, do pi edhe aty ujë nga çezma dhe do e bëj video dhe do e hedh në Tik-Tok”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë