Opozita ka reaguar pas përplasjeve në protestën e djeshme para Kryeministrisë, e cila përfundoi me arrestimin e 14 protestuesve. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon Policinë se ka shtruar dhunë ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e tyre
“95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben. Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.
Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet. Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, shkruan Bardhi.
Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shkuar të vizitojë protestuesit që po mbahen te Blloku i Sigurisë.
Lajmi kryesor:
Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)







