TABELA ZYRTARE për 'Unazën'/ ARRSH hedh poshtë pretendimet e opozitës: 7.02 km rrugë kanë kosto totale 8.3 milionë euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike një tabelë zyrtare me të gjitha kostot e projektit  “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës, ku hidhet poshtë pretendimi i opozitës se projekti ka vetëm 2.3 kilometra rrugë.

Sipas tabelës, projekti përfshin konkretisht: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit Kategoria F; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç këtyre, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Kostot për këtë investim qartësojnë se vetëm mbikalime/ nënkalime në rrugën e Kategorisë A dhe ato të Kategorisë F kanë 75% të totalit të kostos në këtë projekt.

Po sipas tabelës, 2.34 kilometra rrugë ( Kategoria A Urbane- që është me standardet e një autostrade urbane) kanë si kosto në total 5.3 milionë euro. Thënë ndryshe, kostoja e kësaj rruge për kilometër është 2.2 milionë euro. Ndërsa 4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues, është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milionë euro. Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit "Shqiponja" dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.

Tabela zyrtare e kostove të projektit  “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ce: 23/11/2018 11:41

    por hajde mbushi mendjen kryeprokurorit , kryeshpifesit te shqupit qe dite e nate merr te dhena nga Strazua dhe Muli dhe i dhjetefishon shpifjet e tyre ,por populli i njeh mire shpifesit,,ora e zgjedhjeve po afron dhe humbja e radhes po afron,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit