TIRANE- Rreth 552 mësues të Tiranës do të testohen në dy shkolla në kryeqytet. Drejtoria Arsimore në Tiranë ka përcaktuar se provimi do të zhvillohet në shkollat e mesme “Petro Nini Luarasi” dhe “Ismail Qemali”. Sipas Ministrisë së Arsimit kandidatët duhet të paraqiten në mjediset e testimit në orën 8:30 të ditës së shtunë dhe duhet të kenë me vete një mjet identifikimi.