PEQIN - Pas dështimit të arratisjes së radhës nga burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin, i dënuari Admir Tafili është futur në izolim për shkak se gjatë kontrollit në qelinë e tij i janë gjetur një limë hekuri dhe sharrë të përshtatur me qellim për të prerë hekurat e qelisë.
 
Zhvendosja e Tafilit në ambientet e izolimit është marrë si masë disiplinore nga ana e administratës së burgut për shkak të objekteve ilegale që i janë gjetur atij në ambientet e qelisë.
 
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan është duke vijuar ende hetimet, ndërkohë që nuk ka ngritur një akuzë konkrete ndaj vëllezërve Admir dhe Genc Tafili.
 
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)