Tahir Muhedini shpërthen nga Shpëtim Idrizit: Gjaku çam nuk bëhet ujë duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën tonë

Tahir Muhedini shpërthen nga Shpëtim Idrizit: Gjaku çam nuk bëhet ujë duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën tonë

Tahir Muhedini, ish kryetari i PDI që më pas u bashkua me Shpëtim Idrizin për të krijuar PDIU që do të luftonte për çështjen çame, nuk ka kursyer kritikat e forta ndaj Idrizit duke thënë se ai e ka bërë  ujë gjaku çam duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën e tyre!

Muhedini shkruan se u bashkua me Idrizin pasi besonte në kauza çame ishin mbi egon personale, por shton se kjo nuk paska qenë e vërtetë pasi Shpëtim Idrizi jo vetëm që po lufton për interesa personal, por u bashkua me armikun Vangjel Dule nën logon e PD.

 I indinjuar, Tahir Muhedini shprehet se asnjë rrethanë nuk mund të pranojmë përbuzjen, harresën e historisë dhe darkat Vangjeliste.

Shkrimi i plotë i  Tahir Muhedinit

Me ju, për nderin e amanetin!

Gjatë fillimeve të jetës demokratike në fillim të viteve 90-të, një grup njërëzish filluan të angazhoheshin për kauzën,si pjesë e një amaneti,e trashëguar nga të parët tanë, të cilët deri në atë kohë kishin ndërruar jetë, si dhe peng i prindërve të disave prej nesh,të cilët ishin akoma gjallë.Mirë apo keq do e gjykojë historia. Ndër ta, isha dhe unë,në rolin e anëtarit të Shoqatës Çameria,dhe më vonë si një ndër themeluesit,e kryetari i parë i PDI-së. Përballë disa rrethanave në vitin 2011, në emër të unitetit, vendosa të hapja rrugë për të qënë një parti e vetme, duke dhënë dorëheqjen si Kryetar i PDI-së,një partie parlamentare, e cila u ngrit nga hici, për të kandiduar e vetme nën siglën e saj, sepse në vetëdijen time respekti për njëri tjetrin, kauzen dhe martirët tanë, ka qënë mbi egon personale. Ndryshe nga premtimet e atij viti, sot gjendemi përpara disa fakteve, ku po shkatërrojmë ato pak gjëra të arritura ndër vite , për një ose dy mandate “të sigurta”, sepse pa to, disa prej nesh e kanë të pamundur mbijetesën, dilema e vazhdimit te rrugëtimin tonë që për hirin e së vërtetës nuk ka qënë aspak e lehtë.

Duke kapërcyer heshtjen disavjecare, ku shpresa se gjërat do të ndryshonin, si dhe duke analizuar rrethanat dhe situatën aktuale,vendosa të kandidoj, hap i cili për mua dhe pse i vështirë, duket si stacioni i fundit i shpresës,për të ndërruar kurs dhe për të cliruar atë krijim tonin të uzurpuar nga “kolonia e drejtorëve”,të cilët nuk gëzojnë asnjë cilësi përvecse një diapazon të jashtëzakonshëm për buxhetet dhe tenderat.

Do të shprehem në emrin tuaj, nisur nga qindra mesazhet e ardhura këto ditë, për tju qartësuar panoramën dhe situatën aktuale dhe shkaqet e veprimit tim,për të qënë sa më transparent, ku më mirë se gjithçka në këto kohë na sherben vëtëm e vërteta ndaj njëri tjetrit.

Si njëri prej jush, unë smund të ulem në një tavolinë si i barabartë duke u bërë palë ,me atë të cilin ne çdo frymarrje të tijën mohon egzistencën tonë.Kur 139 deputetë mbajtën një minutë heshtje në kuvend,për martirët tanë të vrarë gjatë genocidit, “Zotria”,qëndronte ulur duke nëpërkëmbur të gjallët po e po, por dhe të vdekurit.

Si njëri prej jush nuk mund të dakortësohem duke harruar të përfaqsojë camët në Vlorë, Fier, Durrës , Patos, Elbasan, Cërrik, Rrogozhinë, Peqin, Delvinë, Sarandë, Sukth, Shijak, Berat, Lushnje, Konispol dhe Tiranë,duke zhbërë me një marëveshje punën e viteve të tëra.

Ashtu si ju nuk përfaqësohem nga celula e drejtorëve të partisë, që të gjithë bashkë e ngritëm dhe të tjerët e trajtojnë si prone,për të arritur të ashtuquajturat “mandate të sigurta”.

Ashtu si ju, ato emra nuk përfaqësojne asnjë qelizë tonën. Veprat dhe abuzimin që i kanë bërë për vite me rradhe emrit dhe kauzes, sepse as në ëndrrën më të mirë se kemi menduar që me policinë ndërtimore , doganat , agjensinë e ushqimeve ,peshoret apo aksizat mund të afroheshim qoftë edhe një hap më teper me kauzën tonë dhe të unifikoheshim për tu bërë të pandarë.

Unë ashtu si ju, nuk vendosa të kandidoj në listën e PS për të përcarë votat tona ,apo vullnetin,apo për ti shërbyer Kryetarit të partisë në llogarinë e tij të numrave, thjeshtë gjeta një dritare të hapur ku një kusht e kisha të panegociushëm, ÇAMËRINË, me vetëdijen se mandatin dhe peshën politike e mar nga ju, jo prej negociatave me kryetarët apo liderët, si dhuratë për ta ngritur kartonin cdo herë që kërkohet në këmbim të ndonjë ISSH ose Inspektoriati Ndërtimor.

Ashtu si ju, mendoj se Orlando Rakipi, Nimet Musai, Tatjana Pirro, Teuta Rama, Marsida Hyseni janë një pjesë e krenarisë së komunitetit tonë çam. Me kontributin e dhënë ndër vite në shoqëri e kudo tjetër, me gatishmërinë për ti qëndruar njerzve pranë, bagazhin intelektual si dhe patriotizmin e ngulitur, i bën faktorë dhe detyron këdo tjëtër të tregojë respekt, dhe në asnjë rrethanë smund të pranojmë përbuzjen, harresën e historisë dhe darkat Vangjeliste, në tryezat e përbashkëta, edhe sikur të gjithë të mirat e kësaj bote të servireshin, disa linja si kalojmë dot.

Unë ashtu si ju gjendëm përballë disa zgjedhjeve të mira, por vetëm një zgjedhjeje të gabuar e të pamoralshme, asaj zgjedhje ku xhelati darkon me viktimën ndodhur në 1944, dhe unë sikurse ju me krenari e vendosmëri i refuzoj.

Me ju, për nderin e amanetin

Sinqerisht Tahir Muhedini.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës