TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka vetëm pak ditë që është emëruar në këtë detyrë në vendin e Besim Hajdarmatajt ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e policisë për Krimet e Rënda Eduard Merkaj, njofton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Takimi nisi rreth orës 12:30 minuta dhe përfundoi një orë më pas.

Burime për Report Tv pohuan se pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit hetimore në lidhje me dosjen 'Habilaj' ku po hetohet edhe Saimir Tahiri dhe dosjen e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila u transferua nga Durrësi te Krimet e Rënda në Tiranë.

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpie prej ditës së shtunë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ai akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.


Kreun i policisë për Krimet e Rënda Eduard Merkaj pas takimit me Donika Prelën


Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela duke u hyrë në zyrë