Tahiri dorëzoi mandatin, Qefalia: Mbi ish-ministrin ka vetëm një akuzë

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia shprehet se ndaj Saimir Tahrit nuk ka akuza për përfshirje në trafikun e drogës me Habilajt. I ftuar në studion e Report Tv, anëtari socialist i Komisionit Parlamentar të Sigurisë tha se e vetmja akuzë ndaj Tahirit është ajo për dhënien e automjetit Habilajve dhe njohja me ta. 

Sipas tij, prova e Tahirit me drejtësinë është që të provojë pafajësinë, ndërsa theksoi se ish-ministri i Brendshëm është vënë në qendër të akuzave politike edhe kur ishte në opozitë. 

Fakti që dorëzoi mandatin tregon thëniet që në krye të herës se akuzat janë politike. Nuk ka asnjë fakt të hedhur i cili bën prezent akuza të tjera ndaj Tahirit. E vetmja akuzë e bërë publike në rrjetet sociale, media, shtyp, është akuza për dhënien e makinës për Habilajt. S’ka asnjë akuzë tjetër që e bën atë të rrezikshëm. Është i vetmi individ që është ndeshur që nga koha kur ishte PS në opozitë. Dhe është dënuar.

Madje babai i tij është burgosur se pse atakonte pozitën. Është tendencë e vetë Tahirit për t’i bërë gjërat publike se cili është realiteti. Kush nga maxhoranca ka pasur akuza si ato të Tahirit, vetë i dënuar nga Gjykata, babai përpara drejtësisë. Jam i bindur se edhe sot Tahiri e dëshmoi se s’ka asnjë lloj sporti, s’ka nevojë as për mandatin e deputetit. Sot s’ka shkuar para drejtësisë ai që vrau katër njerëz në Bulevard, përmenda Rrugën e Kombit. Janë njerëz që jo vetëm nuk kanë dhënë llogari, por s’kanë dhënë as dorëheqje se kanë frikë të përballen me drejtësinë. 

Xhemal Qefalia, deputet i PS

Kritikat e Xhafës për Policinë
I pyetur për deklaratat e Fatmir Xhafajt për Policinë e Shtetit, të cilat sollën edhe një reagim të ashpër të Saimir Tahirit, Qefalia tha se vitet e fundit figurës së Policisë së Shtetit iu dha një tjetër dimension. 

Z.Xhafaj ka mendimin e tij, por figurës së policit iu dha rëndësia e merituar. Në polici po vendosen njerëz të aftë, për ta bërë figurën e policit një figurë të pastër dhe të ndershme. Vettingu në polici është një proces i nevojshëm, punonjësi i policisë do ndjehet i çliruar dhe nuk do ndjejë atë atakimin e opozitës për polici të korruptuar. Kemi një polici që përballet me krimin, rri në krye të detyrës nga mëngjesi e deri në darkë. Dhe kjo polici kërkon suport dhe mbështetje. Nuk mund të akuzosh një trupë të tërë si të korruptuar. 

Xhemal Qefalia, deputet i PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Komisioni hetimor 'Tahiri', Qefalia: Kemi dokumente kompromentuese për këta që bërtasin, do i bëjmë publike

Komisioni hetimor "Tahiri" do vijojë punën edhe pse ish-ministri dorëzoi sot mandatin e deputetit. Një gjë të tillë e deklaroi anëtari socialist i këtij komisioni, Xhemal Qefalia, i ftuar në studion e Report TV.

Ai tha se komisioni ka gjetur materiale kompromentuese për disa titullarë institucionesh të qeverisë së PD nga 2005 deri në 2013, të cilët sipas tij lejuan mbjelljen e kanabisit në Lazarat dhe jo vetëm.  

Lënia e mandatit nuk ka asnjë lidhje. Komisioni hetimor duhet të vijojë me seriozitet. Fenomeni i drogës nuk erdhi sapo mori pushtetin PS, por aty ishte. Ata nuk bënin publike informacionet për drogën, sot asnjë informacion nuk është më sekret. Kemi Lazaratin, me suport politik, duke thënë se atje nuk ndërhyhet dhe kjo bëri që ky fenomen të shtrihej. 

Nga 2013-2018 nuk gjen asnjë deklaratë as nga kryeministri, as nga ministri që të ketë suport politik për të lejuar kultivimin e kanabisit. Po t’i referohesh shumë viteve më vonë e gjen këtë deklaratë, po, Lazarati dihet! Si dihet Lazarati? Sot ka ndryshuar dhe ka ndryshuar falë vullnetit politik. Atje u qëllua helikopteri vite më parë dhe nuk ndërhynte policia. 

Për këtë periudhë ne kemi materiale kompromentuese. Edhe pse iu është bërë prezente nga ambasadorët e huaj, nga shërbimet partnere, nga organet ligjzbatuese në vend, ka pasur hheshtje, janë mbyllur sytë për shtrirjen e drogës në mënyrë masive. 

Kemi shumë dokumente që do bëhen publike, që ky fenomen nuk filloi në 2013, por ka vijuar shumë kohë më përpara dhe këta që bërtasin nga mëngjesi e deri në darkë për luftën ndaj trafikut, ndaj drogës, kanë përgjegjësi. 

Xhemal Qefalia, deputet i PS

Çështja “Tahiri”, tha më tej Qefalia nuk është pengesë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. 

S’mundet që një individ të pengojë një proces të cilin Shqipëria prej 27 vitesh. Nuk mbahet peng Shqipëria për një individ, kushdo qoftë Tahiri, Rama apo Berisha. Dhe frytet po i jep Reforma në Drejtësi. Nëse drejtësia do çlirohet nga këto makthe politike, Shqipëria do ketë institucione të pavarura dhe do pranohet edhe nga BE. 

Xhemal Qefalia, deputet i PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qejfi.: 04/05/2018 05:01

    Qefalia PSE HARRON SOTEN, .?? TI KUJTON SE SOTA NUK E NJEH RAMEN ??AI NJEH DHE ERDOGANIN.

    Përgjigju
  • Hasani: 03/05/2018 21:59

    Po pse akuze e lehte eshte kjo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve