Komisioni hetimor 'Tahiri', Qefalia: Kemi dokumente kompromentuese për këta që bërtasin, do i bëjmë publike
Ai tha se komisioni ka gjetur materiale kompromentuese për disa titullarë institucionesh të qeverisë së PD nga 2005 deri në 2013.
Komisioni hetimor "Tahiri" do vijojë punën edhe pse ish-ministri dorëzoi sot mandatin e deputetit. Një gjë të tillë e deklaroi anëtari socialist i këtij komisioni, Xhemal Qefalia, i ftuar në studion e Report TV.
Ai tha se komisioni ka gjetur materiale kompromentuese për disa titullarë institucionesh të qeverisë së PD nga 2005 deri në 2013, të cilët sipas tij lejuan mbjelljen e kanabisit në Lazarat dhe jo vetëm.
Lënia e mandatit nuk ka asnjë lidhje. Komisioni hetimor duhet të vijojë me seriozitet. Fenomeni i drogës nuk erdhi sapo mori pushtetin PS, por aty ishte. Ata nuk bënin publike informacionet për drogën, sot asnjë informacion nuk është më sekret. Kemi Lazaratin, me suport politik, duke thënë se atje nuk ndërhyhet dhe kjo bëri që ky fenomen të shtrihej.
Nga 2013-2018 nuk gjen asnjë deklaratë as nga kryeministri, as nga ministri që të ketë suport politik për të lejuar kultivimin e kanabisit. Po t’i referohesh shumë viteve më vonë e gjen këtë deklaratë, po, Lazarati dihet! Si dihet Lazarati? Sot ka ndryshuar dhe ka ndryshuar falë vullnetit politik. Atje u qëllua helikopteri vite më parë dhe nuk ndërhynte policia.
Për këtë periudhë ne kemi materiale kompromentuese. Edhe pse iu është bërë prezente nga ambasadorët e huaj, nga shërbimet partnere, nga organet ligjzbatuese në vend, ka pasur hheshtje, janë mbyllur sytë për shtrirjen e drogës në mënyrë masive.
Kemi shumë dokumente që do bëhen publike, që ky fenomen nuk filloi në 2013, por ka vijuar shumë kohë më përpara dhe këta që bërtasin nga mëngjesi e deri në darkë për luftën ndaj trafikut, ndaj drogës, kanë përgjegjësi.
Xhemal Qefalia, deputet i PS
Çështja “Tahiri”, tha më tej Qefalia nuk është pengesë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
S’mundet që një individ të pengojë një proces të cilin Shqipëria prej 27 vitesh. Nuk mbahet peng Shqipëria për një individ, kushdo qoftë Tahiri, Rama apo Berisha. Dhe frytet po i jep Reforma në Drejtësi. Nëse drejtësia do çlirohet nga këto makthe politike, Shqipëria do ketë institucione të pavarura dhe do pranohet edhe nga BE.
Xhemal Qefalia, deputet i PS
Lajmi kryesor:
Tahiri dorëzoi mandatin, Qefalia: Mbi ish-ministrin ka vetëm një akuzë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij! Reagon ministri: Opozitë me 'menu fikse'! Kemi bërë revolucion në prokurimet publike
22 Dhjetor 2024, 13:03
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor 2024, 15:33
-
Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri
13 Nëntor 2024, 13:36
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor 2024, 10:56
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor 2024, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 09:41
-
Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë u tha hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për përgjegjësit e 4 të vrarëve do të vijë
31 Tetor 2024, 18:17