Tahiri, drejtorëve: Riktheni rendin, do
të mbështesim drejtuesit e përkushtua

Tahiri, drejtorëve: Riktheni rendin, do<br />të mbështesim drejtuesit e përkushtua
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mblodhi dje në mesditë krerët e Policisë së Shtetit dhe të drejtorive të policive kombëtare. Tahiri, drejtoi apele të fuqishme, por dhe i garantoi mbështetje çdo drejtuesi e shefi policie aktual. Në takim nuk është thirrur zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Gjithashtu mungonte dhe Agron Kuliçaj, zv/drejtori i Policisë së Shtetit.

Situata e rendit publik është alarmante. Vrasje të përditshme, plagosje, konflikte, vjedhje, aksidente. Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Unë besoj që përgjegjësia është edhe e policisë. Kështu e ka nisur diskutimin e parë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri përballë të gjithë drejtuesve të policisë, si në qendër, ashtu edhe në rrethe. Ai ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të gjithë punonjësve të policisë për të normalizuar situatën, duke paralajmëruar për largimin e çdo efektivi që abuzon me detyrën, ku kritikat më të shumta i ka hedhur për policinë rrugore.

Ndërkohë në takim nuk është thirrur zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, gjithashtu mungonte dhe Agron Kuliçaj, zv/drejtori i Policisë së Shtetit. “Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Përgjegjësia duhet gjetur tek vullneti politik, por po njëlloj përgjegjësie është brenda kësaj salle dhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Megjithatë kjo nuk është koha për përgjegjësitë dhe unë jam këtu që të ngremë në këmbë policinë për të vendosur sigurinë. Ne do mbështesim të gjithë drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit”- tha Tahiri në takimin që u zhvillua në hotel "Tirana".

“Detyra ime dhe e juaja është të garantoni zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë. Skenat ku polici bën arrogantin për qytetarin dhe mbyllin sytë për ata që bëjnë arrogantin  para ligjit duhet të marrin fund. Kush cënon jetën e pronën do të ketë përballë policinë. Kush zbaton ligjin ka në krah policinë. Pres të rishikoni urgjentisht strukturën e marrjes së denoncimeve. Të mos ndodhë më që qytetarit të marrë në telefon apo të bëjnë denoncim e të kthehen mbrapsht. Nuk ka kohë për këto gjëra. Merrni masa të rregulloni këtë marrëdhënie. Punë më të madhe se ajo me qytetarin nuk ka.

Të mos tolerohet sjellja arrogante kapricoze, për më tepër që jam bërë dëshmitar i sjelljes me dy standarde, sjellje e keqe me qytetarët e mirë, dhe sjelljes i përulur ndaj qytetarëve që shkelin ligjin.” tha Tahiri në lidhje me ankesat e qytetarëve që policia nuk përgjigjet. Për ministrin e ri të Brendshëm, siguria rrugore është një prioritet absolut. “Në perceptimin publik Policia Rrugore konceptohet si trupë gjerësisht e sëmurë nga korrupsioni.

I kam sytë hapur, dhe ka nga ata policës që janë të përkushtuar, por ka dhe të tjerë që korruptohen. Skena të tilla, si ajo e pak ditëve më parë në media, se si shkëmbehen dokumentet me para janë skandaloze, të turpshme e të padenja për shumicën drejtuese. Është skandaloze të lëvizin gjithë karshillëk makinat me shkelje”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri.

Sipas ministrit, policia e qarkullimit rrugor duhet të marrë masa emergjente për të rregulluar trafikun dhe të ndalojë urgjentit praktikat korruptive. “Jam i vetëdijshëm që vështirësitë janë të shumta por garantoj se vullneti i qeverisë për të garantuar infrastrukturën, trajtim financiar, është i plotë"- nënvizoi Tahiri. Tahiri urdhëron shkarkimin dhe ndjekje penale për dy punonjësit e policisë të cilët filmuan nga tv duke abuzuar me dokumentet e një emigranti.

Dy punonjësit e policisë të shkarkohen menjëherë nga policia. Pezullimi është pak, të shkojnë në ndjekje penale” thotë Tahiri. Ndërsa rreth orës 18:45 të ditës së djeshme Tahiri ka përfunduar edhe një takim me Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ende nuk janë zbardhur detajet e takimit.
 
Shkrimi u publikua sot (17.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen