DURRES - Nga Durrësi ku mori pjesë në takim që kishte në fokus policimin në komunitet, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka refuzuar sërish t’i përgjigjet interesit të gazetarëve lidhur me akuzat deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi.
Edhe pas deklaratës së bërë dje për A1 Report, Ministri Tahiri insistoi duke u shprehur se nuk ka koment për këtë çështje. Ditën e djeshme Ministri tha për A1 Report, se do të flaës në lidhje me akuzat e Doshit në momentin e duhur.
Tahiri mori pjesë në Durrës në një takim të zhvilluar me ndërmjetësimin e PAMECA-s ku ne fokus ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe i të rinjve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të ministrisë së brendshme, pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë si dhe nxënësve nga shkolla të mesme të qytetit bregdetar, para tyre është prezantuar projekti “ ICARUS”, i cili ka në thelb ndërgjegjësimin e shoqërisë për sigurinë rrugore dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin në përshëndetjen para te rinjve është shprehur se mesazhi im për ju është te zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor që të kujdeseni për veten dhe të tjerët.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është shprehur se është mjaft e rëndësishme të edukojmë përdoruesit e rrugës, drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët, pasi shifrat e personave që humbin jetën ne aksidente rrugore janë dyfish me te larta se ato qe ndodhin per ngjarje kriminale.
"Ne besojmë që është po kaq e rëndësishme të edukojmë ata që rrugën e përdorin jo si drejtues automjetesh po si këmbësorë apo me cdo lloj mënyre tjetër , sepse pa një bashkëpunim të te gjithë atyre që kanë një kontribut sado te vogël nuk arrijmë dot kurrë të ndërtojmë sigurinë që duam në rrugë. Ky është ekzaktësisht një nga ato shëmbuj kur policia e vetme nuk mund të ndërtojë dot sigurinë rrugore." tha Tahiri
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako duke përshëndetur takimin ka sjellë një eksperiencë personale që lidhet me aksidentin që pësoi djali i tij para disa muajsh.
Dako tha se në këtë aksident djali i tij rrezikoi jetën dhe prandaj ëhstë shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë mjaft kujdes në drejtim të jetës që bëjnë dhe zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
"Para disa muajsh djali im 20 vjec pati një aksident shumë të rende dhe për pak humbi dhe jetën dhe mbas disa ditësh një shoku im më thotë që më kanë arrestuar djalin sepse ishte i pirë, kishte dalë nga klubet e natës në Tiranë dhe sot është në rajonin e policisë, le të rrijë atje i thash sepse po të kishte kaluar ato emocione dhe ate shqetësim që kalova unë do te thoshe vetë që djali duhet të rrijë disa ditë në burg." tha Dako
Takimi ka vijuar me shfaqjen e filmit dokumentar Evropa e re dhe diskutime mes të pranishmëve dhe përfaqësuesve të programit PAMECA IV, si organizatore e kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO