Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Foto ATSH (ARKIV)
-Ministri i Brendshëm, paraqet në Komisionin Parlamentar, draftin për Policinë e Shtetit-
TIRANË, 15 Korrik/ATSH/-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë se është e nevojshme reformimi i hetimeve penale, përkatësisht sistemit të oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorisë në mënyrë që policia e Shtetit të ketë më shumë akses në hetimet penale, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ministri Tahiri, ka paraqitur para deputetëve projektligjin e ri për Policinë e Shtetit, i cili është përshtatur sipas standardeve ndërkombëtare. Tahiri theksoi se projektligji i ri "depolitizon përfundimisht Policinë e Shtetit dhe Ministrine e Punëve të Brendshme".
Ministri i Brendshëm, ka theksuar se aktualisht Polcia e Shtetit sdhe strukturat e saj hasin probleme në hetimet proaktive, pasi nuk kanë akses në informacionet e nevojshme për ti bërë hetimet më eficente.
"Vetëm për të marrë përgjigje për të dhëna që kërkohen nga disa agjenci ligjzbatuese, sa herë ka ngjarje, shpenzohet kohë e paimagjinueshme gje që cënon kapacitetet për të zhvilluar hetime proaktive", deklaroi Tahiri.
Ndërkaq, duke ilustruar projektligjin e ri, Ministri i Brendshëm, theksoi se "Në 23 vjet Policia e Shtetit është keqtrajtuar nga pikëpamja e burimeve njerëzore. Në projektligjin e ri, meritokracia rezultatet në punë, përkushtimi dhe konceptimi i policisë si shërbim ndaj qytetarëve është sanksionuar që në parimet e veta themelore".
Sipas, ministrit, "në këtë ligj është sanksionuar kontrolle periodike ndaj punonjësve të policisë së shtetit. Nuk duhet të ketë punonjës policie që e konsiderojnë detyrën si e dhënë falas e dhënë njëherë e përgjithmonë".
Çdo shkelje e ndërtimeve pa leje apo krimet ndaj mjedisi do të konsiderohen si të gjitha shkeljet e tjera penale.
Me këtë draft të ri bëhet e ditur se tashmë Policia e Shtetit, do të merret edhe me çështje penale që kanë të bëjnë me probleme shoqërore si ndërtimet pa leje apo edhe krimet mjedisore.
/y.pa/