TIRANË - Në vazhdën e takimeve me drejtues të agjencive ligjzbatuese dhe drejtues të institucioneve të tjera, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar në ambjentet e ministrisë një takim me kreun e federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka.
Burime për "A1Report" bënë me dije se ndër temat e takimit ka qenë siguria në fushat e blerta, ku sipas Tahirit dhe Dukës situate aktuale në stadium është krejtësisht jashtë standardeve dhe e patolerueshme.
Gjithashtu në takimin ndërmjet dy titullarëve është vendosur që brenda harkut kohor të 10 ditëve të ngrihet një grup pune, i cili duhet të hartojë planin e masave për menaxhuar sigurinë në stadium ndërmjet policisë dhe stafit të federatës.
Mësohet se Tahiri ka kërkuar nga Duka, që në kalendarin e përzedhjes së fushave të mbahet paraysh kriteri teknik që Policia e Shtetit të ketë mundësi të garantojë mbrojtjen e albitrave, lojtarëve, por dhe sportdashësve, që ndjekin ndeshjet në kampionatet shqiptare.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com