Tahiri e Fino: Koalicioni i majtë 
 është solid...të tjerat përralla!

Tahiri e Fino: Koalicioni i majtë <br /> është solid...të tjerat përralla!
TIRANË - Mazhoranca mohon mundësitë për një krisje të koalicionit qeverisës PS-LSI, dhe konfirmon se aleanca eshte solide. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe deputeti socialist Bashkim Fino kanë deklaruar sot se aleanca mes dy forcave më të mëdha të koalicionit po shkon shumë mirë dhe se nuk ka vend për spekulime apo koalicione të mundshme me  Partinë Demokratike.
 
Njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Tirana, Tahiri dhe Fino thanë se mazhoranca është mjaft solide përballë prioriteteve aktuale sic është reforma në drejtësi, por edhe në drejtime të tjera “bashkëjetesa” po vazhdon me sukses.
 
Tahiri: Basha ka shumë vite përpara për të bërë një opozitë të shëndoshë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte në Elbasan në një takim me strukturat atje për koordinimin e grupit të punës të ngritur nga kryeministri për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”. Në përfundim të takimit gazetarët e kanë pyetur në lidhje me aktualitetin politik, e veçanërisht me zërat se ka një ftohje të aleancës qeverisëse.
 
Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat më lejoni të theksoj reformën në drejtësi që është element kyç jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të integrimit europian por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më të drejtë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë kjo brenda gjyqësorit, qoftë nga qytetarët. Reforma në drejtësi është prioritet maksimal i qeverisë dhe i mazhorancës. Të gjitha fabulat që zakonisht ngrihen në këto raste, janë të pavërteta. Koalicioni është shumë funksional dhe i gjithi i fokusuar në prioritetet maksimale që ka shqipëria në raport me rrugën e integrimit europian, qytetarët shqiptarë mbi të gjitha dhe bashkëpunimin me partnerët.  Për këto përrallat e tjera, jo koalicion me PD-në, e sigurtë është që vendit i duhet një opozitë e shëndoshë siç është edhe më e sigurtë që opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t’u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe qytetarët dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor të viteve që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë, - tha ministri Tahiri.

Para vizitës në Elbasan, mëngjesin e kësaj të mërkure ministri pati një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Tahiri qëndroi përreth 20 minuta në zyrën e Metës në kryesi, por nuk ka pasur asnjë prononcim për mediat në përfundim.  I pyetur nga gazetarët në Elbasan, Tahiri tha se ishte një takim rutinë që ministri bën shpesh me kreun e Kuvendit ku në thelb kanë prioritetet e mazhorancës.

Unë nuk e di përse përbën lajm takimi me kryetarin e Kuvendit ku për shkak të detyrës dhe jo vetëm takohem shpesh. Detyra e kërkon të takohemi shpesh, prioritet e qeverisë dhe të mazhorancës janë themelore për ne në raport me publikun, në këtë kuadër është gjithmonë nevoja për tu takuar për të koordinuar punën”, u shpreh ministri.



I pyetur nga gazetaret për letrën e Spartak Brahos, Tahiri tha se: Unë jam në dijeni për atë që është bërë publike dhe që besoj se jeni dhe ju në dijeni që Prokuroria ka urdhëruar të bëhen veprimet dhe besoj do të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme në mënyrë që të sqarohet gjithçka për publikun.

Fino: S’ka end për zgjedhje të parakohshme
Deputeti i Partisë Socialiste bashkim Fino ka mohuar mundësitë për një destabilitet politik në vend. Sipas tij nuk ka arsye pse vendi të futet në zgjedhje të parakohshme ndërsa aleanca mes dy partive më të mëdha në vesh po shkon shumë mirë.
 
 “Pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme kur nuk ka... Unë jam duke thënë jo. Unë nuk shikoj asnjë krizë, asnjë ftohje midis partive të mëdha në pushtet po vazhdon mazhoranca me sukses. Do ta shikoni të këtë dhe në seancë plenare të së enjtes te votimet. Unë them jo, bëjani Brahos këtë pyetje”, tha Fino në përgjigje të interesit të gazetarëve pas mbledhjes së komisionit të Ligjeve. 


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool