Ministri Tahiri në fjalën e tij i tij uroi të gjithë fëmijët për festa dhe u shpreh gjithashtu se e gjithë vëmendja e tij, e Drejtoreshës Kote, e kryeministrit Rama është për t’ ju siguruar atyre kushtet më të mira të jetesës.
''Dua vetëm t'ju uroj Gëzuar Vitin e ri, qoftë viti 2017 më i mirë për ju!Syte tanë dhe vëmendja jonë është te ju, fëmijët tuaj, për t’ua bërë jetën më të mirë, kushtet e jetesës më të mira, dhe shpresoj që bashkë me Drejtoreshën, bashkë me Kryeministrin, bashkë me ekipin e qeverisë, të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë sa duhet dhe sa ju e meritoni. Gëzuar të gjithëve 2017'', u shpreh Tahiri.
Ndërsa Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Tranzitore të Emergjencave, Mariola Kote falenderoi ministrin Tahiri që i ka mundësuar për të dytin vit radhazi që të festojnë së bashku me fëmijët.
''Për ne banorët e gjithë stafin, është kënaqësi e madhe që këtu për të festuar në këtë fundviti, kemi ministrin e Brendshëm zotin Saimir Tahiri. Një falënderim edhe për ministrin e Mirëqenies Sociale, është viti i dytë radhazi, që na ka mundësuar ta festojmë së bashku, në Qendrën e Kujdesit Social. Edhe një herë Gëzuar dhe viti tjetër të na gjejë më mirë të gjithëve'', u shpreh Kote.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com