Tahiri: Fund iluzioneve serbe
nuk ka autonomi për Veriun

Tahiri: Fund iluzioneve serbe<br />nuk ka autonomi për Veriun
KOSOVE - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të qartë edhe një herë se për veriun nuk do të ketë asnjë lloj autonomie siç po pretendojnë serbët. Duke iu referuar kërkesave të liderëve serbë, që veriu të ketë një lloj autonomie të vitit 1974 që kishte Kosova, Tahiri në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se për atë pjesë të Kosovës nuk do të ketë as autonomi, as status special.

“Për veriun në asnjë rrethanë nuk do të ketë autonomi, status special apo diçka tjetër që do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, dëshiroj të them se në këtë proces të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si duket Serbia ka vendosur kontaktet e realitetit dhe sikur ka dhënë shenja se është duke e kuptuar se ka përfunduar procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se nuk ka vend për dyshime në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Jo vetëm tani në Bruksel, por edhe në Rambuje dhe Vjenë përfaqësuesit e Kosovës kanë dëshmuar se janë në mbrojtje të interesave nacionale”, ka deklaruar Tahiri.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja ka deklaruar se nuk ka kurrfarë baze juridike, politike dhe historike që në fund të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sipas modelit të dy Gjermanive.

Ajo ka vlerësuar se modeli i dy Gjermanive mund të aplikohej vetëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Modeli i dy Gjermanive përkon me modelin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse këtu është fjala për një komb. Modeli i dy Gjermanive ka pasur të bëjë me kombin gjerman. Kosova asnjëherë nuk ka qenë Serbi. Ajo ka qenë në vazhdimësi e okupuar nga Serbia. Kosova ka qenë tokë shqiptare historikisht. Shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre”, është shprehur Tahiri.

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset