TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është shprehur për herë të parë publikisht, për vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 Qershor, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas Tahiri, hetimet për ekzekutimin e Santos nga dy personat që u fiksuan nga kamerat e sigurisë me motor dhe me skafandra, janë të vështira. Nga komisioni i Ligjeve ku raportoi për projektiligjin për përdorimin e armëve dhe paketën e sigurisë publike, ministri Tahiri kërkoi që lufta e Policisë së Shtetit ndaj krimit të mos politizohet.
...
Vrasja e biznesmenit Artan Santo ka “zbritur” në Kuvend duke u bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve mes ministrit Tahiri dhe deputetëve demokrat. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka kërkuar që të mos politizohet, ndërsa shtoi se duhet nxitje për Prokurorinë për të zbardhur këtë çështje. Këto Tahiri i tha në përgjigje të akuzave të deputetit demokrat Eduart Halimi se siguria publike është përtokë.
Duke ju referuar 13 vrasjeve të biznemenve gjatë 6 muajve deputeti i djathtë Eduard Halimi ka kërkuar të dijë sa garanton Policia e Shtetit me këto projektligje që nuk do vriten biznesmenë të tjerë?
Eduard Halimi (Deputet i PD) - “Tani pyetjet kanë të bëjnë, sa nga këto qindra grabitje me armë të ndodhura në këto 6 muaj sa nga këto 50 vrasje apo më shumë së këto 50 vrasje të ndodhura këto 6 muaj, sa nga këta 13 biznesmen që janë vrarë këto 6 muaj dhe nuk janë zbuluar që ju qeshni i dashur ministër. Sa nga këta 13 biznesmen që janë vrarë me armë zjarri, me leje. Dhe sa garanton qeveria dhe Policia e Shtetit me këto projektligje se qytetarëet që nuk do të vriten biznesmen”
Saimir Tahiri (Minister i Puneve te Brendshme) – “Nuk merret me armët e paligjshme të shpërndara në popullsi që ja kemi faturë atij që ke t’i mbi kokë, që në 97-tën i hapi dyert dhe e ka katandisur Shqipërinë me çdo shtëpi me një armë më e pakta. Po pse ju beni gjyqëtar, që kriminel me gjyqtarë të korroptuar bëhën palë me krimin dhe nxjerrin kriminelet jashtë dhe policia duhet të luftojë me pështymat e kriminalitetit të cilët i reciklojnë gjyqtarët që deri dje i kishit sekretare sot i coni ne gjykatë si gjyqtarë dhe që nuk bëjnë drejtësi por bëjnë vetëm pazare me krimin, por të jeni të bindur që me këto ligje dhe me të tjerat ne krimin do e luftojmë sado larg, por ne do bëjmë të pamundurën që betejën me kriminalitetin ta fitojmë sëbashku me qytetarët, kjo pavarsisht faktit që ju vendosni të nxisni krimin apo të bëheni palë me krimin duke i dalë përball Policisë së Shtetit”
Biznesmeni Artan Santo, bankier dhe botues i njohur, u qëllua me armë ndërsa shkonte në zyrën e tij në bankën Credins tek Blloku, të cilën e drejtonte prej vitesh. Dy persona me motor pa targa Suzuki V-Strom, me skafandra dhe doreza në duar, i bënë pritë Santos para zyrës duke e qëlluar për vdekje me revolver me mulli. Policia nisi menjëherë kërkimet për kapjen e tyre, ndërsa deri më tani, autorët nuk janë identifikuar.
Dyshimet e policisë për ekzekutimin e bankierit, janë se vrasja ka qenë me pagesë. Pas hekurave, qëndrojnë dy kushërinjtë Gjozi nga Fushë-Kuqja të cilët u arrestuan pranë Bubqit ditën që u vra Santo. Ata rezultojnë persona me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa pas ekspetimit, dy të arrestuarve i është gjetur barut në duar. Saimir dhe Klodian Gjozi janë pronarë të një motori të ngjashëm me atë që u përdor në atentatin e Santos, i cili sipas policisë së Shtetit rezulton i vjedhur në Selanik në Janar të këtij viti.
/Shqiptarja.com