KUKËS - Qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të agjencive të udhëtimit, të cilat po abuzojnë me qëllim përfitimi. Këtë apel ka bërë sot Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nga pika kufitare e Morinës.
I ndodhur për një vizitë së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, ministri Tahiri shtoi se shpreh se policia ndodhet në gadishmëri në të gjitha pikat e kalimit kufitar për të penguar kalimin e shtetasve shqiptarë.
Tahiri paralajmëroi se ditën e hënë do të takohet me homolgun e tij në Gjermani për të kërkuar rishikimin e procedurave të kërkesave për azil, në mënyrë që ato të mos shërbejnë si faktorë tërheqës për shqiptarët.
Ministri Saimir Tahiri tha se po punohet intensivisht për të zbuluar nëse agjencitë turistike të udhëtimit kanë mashtruar shqiptarët për azilin e ekonomik dhe nëse kjo do të vërtetohet sipas ministrit përveçse do të ndiqen penalisht do t’u hiqen licencat të gjitha agjencive. Po ashtu do të dënohen edhe sekserët.
“Po punojmë me të gjitha agjencitë shtetërore dhe qeveria në tërësi është angazhuar për të shkuar pas të gjithë atyre që abuzojnë me qytetarët shqiptarë, duke u premtuar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale udhëtim me qëllim azil-kërkimi në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo vlen për agjencitë e udhëtimit, të cilat në rast se evidentohet një fenomen i tillë do të humbasin edhe licencën dhe do t’i nënshtrohen procedimeve penale. Kjo vlen dhe për të gjithë ata që shërbejnë si sekserë, duke marrë me mashtrim paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pastaj duke i lënë në fatin e tyre që, në të gjitha rastet, është të kthehen në Shqipëri pa përfituar në asnjë moment azil në asnjë nga vendeve të Bashkimit Europian," tha Tahiri.
Ambasadori Hoffman u shpreh se ai ka kërkuar që të përshpejtohen procedurat e verifikimit për të gjitha rastet e kërkesave të azilit që janë bërë nga shqiptarët në shtetin gjerman.
“Jemi duke tentuar t’i shkurtojmë procedurat e verifikimit, por gjithsesi në pjesën më të madhe, e dërrmuese të tyre, thuajse në të gjitha rastet, të gjithë këta shtetas do të duhet të rikthehen në vend. Edhe njëherë dëshiroj të theksoj që në Gjermani nuk ekziston e drejta e azilit ekonomik. Ndaj edhe njëherë lutja ime, drejtuar të gjithëve, mos u përpiqni të merrni rrugën në drejtim të Gjermanisë. Nuk ia vlen të qëndroni atje vetëm për një periudhë disamujore dhe do t’u duhet të riktheheni sërish këtu për t’ia filluar sërish nga e para,” – tha Hofman.
Fjala e plotë e ministrit Tahiri
Kemi ardhur bashkë me ambasadorin gjerman në pikën e kalimit kufitar të Kukësit, në përpjekjen tonë të përbashkët me ambasadorin, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që të mos i hyjnë një aventure, duke u larguar nga Shqipëria për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian. Sepse kjo është, në të gjitha rastet, tërësisht e pamundur. Që do të thotë të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë se nisja e tyre me shpresën për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian është një përpjekje që më shumë shpenzon energjitë dhe paratë e tyre, sesa mund të hapë ndonjë rrugë për një të ardhme ndryshe.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të ndjekur ngushtësisht këtë proces, duke aplikuar një proces intervistimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sepse ne besojmë shumë fortë që garantimi i lëvizjes së lirë për qytetarët që duan ta përdorin këtë instrument në mënyrë të ligjshme është domosdoshmëri të kalojë nëpërmjet ndalimit të të gjithë atyre që duan ta përdorin lëvizjen e lirë për qëllime abuzive. Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër, po punojmë me të gjitha agjencitë shtetërore dhe qeveria në tërësi është angazhuar për të shkuar pas të gjithë atyre që abuzojnë me qytetarët shqiptarë, duke u premtuar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale udhëtim me qëllim azil-kërkimi në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo vlen për agjencitë e udhëtimit, të cilat në rast se evidentohet një fenomen i tillë do të humbasin edhe licencën dhe do t’i nënshtrohen procedimeve penale. Kjo vlen dhe për të gjithë ata që shërbejnë si sekserë, duke marrë me mashtrim paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pastaj duke i lënë në fatin e tyre që, në të gjitha rastet, është të kthehen në Shqipëri pa përfituar në asnjë moment azil në asnjë nga vendeve të Bashkimit Europian.
Ne jemi shumë të angazhuar që të merremi seriozisht me këtë çështje, sepse besojmë shumë fort që skema të tilla mashtrimi apo dalldi kolektive të nxitura në mënyrë mashtruese, abuzive dhe kriminale, të mos jenë pjesë e fatit të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam asnjë dëshirë të merrem me abuzimet publike lidhur me motivet pse kjo ndodh, por do t’i ftoja të gjithë të bëhen pjesë e punës sonë të përbashkët, për të ndaluar që qytetarët shqiptarë të humbin paratë e tyre duke iu dedikuar aventurave të tilla, të cilat nuk të çojnë asgjëkund.
Fjala e plotë e ambasadorit gjerman në vendin tonë
Unë e përshëndes këtë takim të fundit të përbashkët bashkë me Ministrin e Brendshëm z.Tahiri për të ardhur këtu në pikën e kalimit kufitar në Kukës, pasi sikurse dihet, prej Kukësit janë larguar shumë shtetas shqiptar kohët e fundit.
Dëshiroj të shpresoj edhe njëherë duke ripërsëritur thirrjen time drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë për të mos e marrë rrugën drejt Gjermanisë për të aplikuar atje për azil.
Muajt e fundit kemi konstatuar se pikërisht këtë gjë e kanë bërë shumë qytetarë shqiptarë, më duhet ta ripërsëris edhe njëherë për ata shqiptarë që tentojnë të kërkojnë të lënë Shqipërinë për azil.
Pasi për të gjitha rastet do të ndërmerren procedura të ndërlikuara të verifikimit të cilat në rastitn më të përgjithshëm zgjasin 2-3 muaj. Jemi duke tentuar t’i shkurtojmë këto procedura, por gjithsesi në pjesën më të madhe, e dërrmuese të tyre, thuajse në të gjitha rastet, të gjithë këta shtetas do të duhet të rikthehen në vend.
Edhe njëherë dëshiroj të theksoj që në Gjermani nuk ekziston e drejta e azilit ekonomik. Ndaj edhe njëherë lutja ime, drejtuar të gjithëve, mos u përpiqni të merrni rrugën në drejtim të Gjermanisë. Nuk ia vlen të qëndroni atje vetëm për një periudhë disamujore dhe do t’u duhet të riktheheni sërish këtu për t’ia filluar sërish nga e para.
Por sigurisht dëshiroj të shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të falënderuar Ministrin e Brendshëm z.Tahiri dhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin e mirë të realizuar deri më tani në menaxhimin e këtij fenomeni. Qeveria shqiptare është duke bërë atë çka ka në mundësitë e veta, pikërisht për të mbajtur nën kontroll këtë fenomen, qoftë edhe me ndalimin e daljes nga vendi. Apo edhe duke u përpjekur që të bjerë në gjurmët e të gjitha atyre sipërmarrjeve apo firmave e agjencive të veçanta të udhëtimet të cilat e nxisin këtë lloj fenomeni. Pasi mes tyre për fat të keq ka edhe elementë të tillë të cilët përpiqen të shfrytëzojnë fatin e trishtë të njerëzve për të fituar më tepër para.
Dhe shënimi i fundit që dëshiroj të bëj është që njerëzit është mjaft e rëndësishme të mbeten në Shqipëri, të qëndrojnë në vendin e tyre, në mënyrë që që të përpiqen bashkarisht për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Dhe më lejoni të theksoj që komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë BE-ja, shtetet e tij anëtare janë duke e mbështetur Shqipërinë në këto përpjekje të vetat. Dhe unë jam tepër optimist që këtu janë tepër të mundshme hapa të tjerë përpara dhe unë dëshiroj t’ju inkurajoj në këtë drejtim.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO