TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar nisjen e një operacioni në shkallë vendi për ta mbajtur Shqipërinë jashtë hartës së kultivimit të drogës.

Tahiri ka folur sot gjatë ceremonisë së çertifikimit të 490 kursantëve të parë në shkollën bazë të policisë. 

Njëlloj si vjet,tha Tahiri, ne nuk do të lejojmë kultivimin, por do të shkulim çdo rrënjë kanabisi në çdo cep të Shqipërisë.

Tahiri ka përcjellë edhe një mesazh për sulmet që I bëhen shpesh policisë së shtetit. Sipas tij, është më e kollajtë të sulmohet policia e shtetit se sa të flitet për respektim të ligjit.

Është për këtë arsye që Byroja Federale e Hetimit në SHBA, Agjencia më prestigjoze në botë, ka nisur konkretisht punën së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit. Si nga struktura, detyra, baza e të dhënave, marrëdhëniet me institucionet e tjera.”-tha Tahiri  Fjala e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri

Gjatë ceremonisë ku janë prezantuar edhe 61 automjete të reja të policisë së shtetit, një investim prej 3.6 milionë dollarësh i qeverisë shqiptare, ministri tha se ky do të jetë viti i dytë që Shqipëria nuk do të jetë më vend origjine për trafikimin e lëndëve narkotike.

policia

policia

policia

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)