Tahiri kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit

Tahiri kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit

Saimir Tahiri në gjyq

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia. Tahiri kërkoi që të pezullohet ekzekutimi i dënimit të tij me burg, pasi deklaronte se vendimi i Apelit, është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa theksonte se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit me burg të ish-ministrit Tahiri, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka një shqyrtim tjetër të ish-ministrit Tahirit, i cili kërkon pafajësi. 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg. 

Kujtojmë se SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin. SPAK e konsideron vendim të gabuar që ish ministri Tahiri të dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por se ka prova të mjaftueshme që ai të përballet edhe për veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, por sipas SPAK ish ministri ka kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal duke u krijuar kushtet dhe lehtësira anëtarëve grupit kriminal të Moisi dhe Florian Habilajt.

Në rekursin e SPAK thuhet se Moisi dhe Florian Habilaj ka pasur mbështetjen e efektivëve të shtetit duke u krijuar lehtësira në kryerjen e trafikut të drogës.  Këto lehtësira sipas SPAK është e faktuar në episodet e dokumentuara të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të ministrisë së brendshme dhe policëve të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë pasur komunikime të vazhdueshme, që për SPAK është provë në marrëdhënien e tyre të aktivitetit kriminal.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 09/06/2022 18:13

    Aty ne burg te rrish bashke avokatin tend mashtrues. Droga u fut ne mase te medhaja qe kur ishe ti minister e nuk po zhduket, keni shkaterruar rinine, me drogen e shitur ti e avokati jot ndertoni pallate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë