/ATSH/.- Ministrja për dialogun në qeverinë kosovare, Edita Tahiri, tha se Kosova është duke pritur ftesën nga shefja e diplomacisë evropiane, Federcia Mogherini, për takimin e radhës mes kryeministrit kosovar Isa Mustafa e atij serb, Aleksandër Vuçiç.
"Sot ka dalë një lajm që Kosova ka ndërprerë dialogun. Ju them se s'është e vërtetë, se dialogu do të vazhdojë dhe se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun teknik dhe atë politik", theksoi Tahiri për portalin Koha.net.
"Sa i përket asaj se kur do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrave, mund të them se po presim ftesë nga Mogherini. Ndërkohë, unë jam atje dhe do të qëndrojë në Bruksel, sepse janë disa tema për të cilat do të zhvillohen negociata", u shpreh Tahiri.
Në 21 prill, pa marrëveshje të re, përfundoi raundi 25 i dialogut në nivel të lartë kryeministror Kosovë-Serbi, në Bruksel, ndërsa paralajmërohej se raundi i ardhshëm, i 26-të, do të mbahet në muajin maj.
Ndërmjetësuesja e dialogut, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bënte të ditur përmes një deklarate për media se dy palët kanë analizuar përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, duke vënë theksin te zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësinë dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile.
"Dy palët po ashtu kanë shkëmbyer pikëpamjet për çështjet kryesore të pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe krjimin e Asociacionit (të komunave serbe). Në këtë drejtim, ata janë pajtuar që të ndërmerren hapa konkretë deri në takimin e ardhshëm", thuhej në deklaratën e Mogherinit.
Deri tani, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel tashmë janë zhvilluar 25 raunde të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel kryeministror, 23 mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe dy mes kryeministrave Mustafa e Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet. Para dy vitesh, në 19 prill 2013, është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton.
/Shqiptarja.com